Nëse qan kur sheh një film, do të thotë se je i fortë emocionalisht. Ja përse-të!

Life style

Nëse qan kur sheh një film, do të thotë se je i fortë emocionalisht. Ja përse-të!

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 14:11
Ilustrim

Shkencëtarët e dinë se priremi të kemi një paragjykim ndaj atyre që qajnë gjatë filmave.
Tendenca jonë është të mendojmë se njerëzit që qajnë, janë emocionalisht të dobët ose mentalisht të vështirë, por nëse mund t’i lëmë mënjanë stereotipet tona negative, mund të shohim se si ndryshimet emocionale si të qarit mund të na ndihmojnë shoqërisht për t’u lidhur me të tjerët, duke na ndihmuar të shohim se sa mirë sillemi me emocionet e tyre.

Pse qarja gjatë filmave në të vërtetë do të thotë se jemi mendërisht të fortë? Sipas fidelityhouse.eu, të qash gjatë filmave do të thotë që jeni të përulur. Empatia është një aftësi që ju lejon të kuptoni se si ndjehet një person në bazë të asaj që ju dini ose situatën që po përjetoni apo  sjelljen që po keni.

Të qash gjatë filmave do të thotë që keni aftësinë të lidheni me gjendjen emocionale të një personi tjetër, i cili po përjeton në bazë të situatës dhe shprehjeve të fytyrës gjendjen e tij.

Megjithëse e dini se kjo dhimbje i përket dikujt tjetër, si aktori në film, e dini se çfarë do të thotë të lëndohesh, qash, dëshirosh apo gëzohesh, dhe mund të lidheni me një qenie tjetër njerëzore që tregon të njëjtin emocion.

Empatistët janë mendërisht të fortë. Ndjeshmëria është shenjë e forcës, sepse emocionet mund të ezaurohen. Prandaj, tw qash është shenjë e çlirimit dhe e njohjes. Aftësia për t’u lidhur me të tjerët do t’ju sjellë sukses në jetë, si në karrierë dhe në marrëdhënie me të tjerët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat