26-vjeçarja shtatzënë: Nuk e di i kujt është fëmija, i të dashurit apo djalit që kalova një natë me të

Life style

26-vjeçarja shtatzënë: Nuk e di i kujt është fëmija, i të dashurit apo djalit që kalova një natë me të

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 15:01
Ilustrim

Kalova një natë me një djalë që nuk jam dhe tani jam shtatzënë. Kam një të dashur, por ai djali tjetër mund të jetë babai u fëmijës tim dhe nuk kam asnjë mënyrë si ta gjej.

Kështu e nis letrën një 26-vjeçare drejtuar psikologes të “The Sun”:

Isha në një konferencë pune në fundjavë që u mbajt në një hotel të vendit.

Kam patur një muaj të keq për shkak të sëmundjes së mamasë sime dhe disa debate me të dashurin, prandaj largimi për pak nga shtëpia ishte gjëja e duhur.

Kolegët e mi dhe unë shijuam pishinën dhe spa gjatë mbrëmjes. Natën e parë te hoteli vura re një djalë që rrinte në bar që më shikonte dhe qeshte.

Në natën e dytë ai mori iniciativën dhe më foli. Biseduam pak pasi kolegët e mi më thirrën që të bashkohesha me ta.

Dhoma e tij ishte në të njëjtën korridor si imi dhe më ftoi për një kafe. Ai ishte i bukur, ndërkohë unë isha e dehur. Pas një bisede të shkurtë, përfunduam duke bërë seks.

Më pëlqeu dhe u ndjeva mirë, nga ora 4 e mëngjesit u riktheva te dhoma ime. Më pas u riktheva në shtëpi dhe marrëdhënie me të dashurin po shkon mjaft mirë.

Së fundmi zbulova se jam katër muaj shtatzënë, por nuk e di se i kujt është fëmija. Ndihem shumë fajtore dhe nuk di se çfarë të bëj. Di vetëm emrin e djalit që kalova një natë në hotel dhe nuk kam asnjë mënyrë kontakti me të.

Ndërkohë i dashuri im që është 29 vjeç, është shumë i lumtur se do të bëhet baba. Më thotë se do ja dalim që ta rrisim fëmijën me të gjitha kushtet.

Por unë nuk mundem që t’i them të vërtetën rreth dyshimeve të mia, për probabilitetin që fëmija mund të mos jetë i atij. Më frikëson ideja që mund të jem një nënë beqare që nuk e di se kush është babai i fëmijës.

Përgjigja e psikologes:

A dëshiron vërtetë që të kesh fëmijë? Nëse po, atëherë pranoni se shanset janë që ky fëmijë të jetë i të dashurit tuaj, duke supozuar se keni pasur marrëdhënie seksuale në kohën e duhur.

Kujdesi i prindërve që t’i sigurojnë një shtëpi të ngrohtë e të mbushur me dashuri, ka më shumë rëndësi për një fëmijë sesa për biologjinë, përveç në raste shumë të rralla të problemeve trashëgimore. Kujdesuni për vetën që të kesh një shtatzëni të qetë dhe të lindësh një foshnjë të shëndetshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat