Si t’ia thuash atij që nuk e do më pa e lënduar?

Life style

Si t’ia thuash atij që nuk e do më pa e lënduar?

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 11:53
Ilustrim

Nuk është çudi që dashuria mes një çifti të mbarojë një ditë.

Një lidhje mund të konsumohet dhe nuk mbetet më dashuri mes çiftit. Të paktën për njërin ka mbaruar çdo gjë, por si t’ia thuash atij që nuk ndjen më asgjë për të?

E vështirë është sepse fundja mund të keni kaluar vite me të dhe nuk dëshironi as ta lëndoni pasi gëzoni respekt për të.

Ai ndoshta nuk ka bërë asgjë të keqe, por thjesht vjen një moment dhe e pyet veten: a e dua unë atë? Dhe përgjigjia e parë që të vjen në mendje është “JO”.

Çfarë duhet të bëni në këtë rast?

Qartësoni ndjenjat

E para gjë që duhet të bëni është të qartësoni ndjenjat tuaja dhe mos u nxitoni duke i kërkuar ndarjen e menjëhershme, pasi mund të pendoheni më vonë. Sigurohuni që nuk ndjeni asgjë për të dhe më pas mund të flisni.

Ndarja nuk duhet të jetë e menjëhershme

Me një njeri që keni qëndruar vite të tëra, një ndarje direkte do të ishte e dhimbshme. Shkëputuni dalëngadalë, duke i lënë të kuptoni se gjërat mes jush nuk po funksionojnë.

Mos e bëni të ndihet fajtor

Nëse lidhja nuk ka funksionuar, nuk është gjithmonë faji i atij. Merrni edhe ju peshën e fajit, pasi në këtë mënyrë ai nuk do të ndihet keq se ka gabuar diku në lidhje me ju.

Mbani kontakte me të

Edhe nëse ndaheni, ish-in mos e bëni armik, por as mik. Marrëdhënia me ish-in është paksa e komplikuar, por një mesazh deri sa të shkëputeni plotësisht do ishte mirë t’ia dërgonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat