“Bionde e papërfillshme”: Stili i preferuar i flokëve nga vitet nëntëdhjetë do të bëhet hit këtë sezon

Life style

“Bionde e papërfillshme”: Stili i preferuar i flokëve nga vitet nëntëdhjetë do të bëhet hit këtë sezon

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 09:20
Ilustrim

Edhe pse shumica nuk e kanë parë, flokët biond me përfundim të errët, të cilat janë bartur nga fundi i viteve nëntëdhjetë të shekullit të kaluar, sërish po kthehen në modë.

Gjatë sezoneve të kaluara në botën e stilit të flokëve ishin aktuale teknikat e ndryshme ‘balayage’, pastaj edhe nuancat bionde – nga tonet e ftohta deri te nuancat ngjyrë mjalti.

Sipas fotografive më të reja të yjeve të famshme, sivjet do të jetë aktual stili “biond i papërfillshëm – teknikë hit i ngjyrosjes që i ka shënuar vitet nëntëdhjetë.

Edhe pse në të vërtetë nuk është qëllimi që të duken të papërfillshme, por as keq, ky stil i flokëve ka të bëjë me ngjyrën e ngrohtë të artë-bionde që është freskuar me përfundime të errëta.

Ky kontrast i ngjyrave duket goxha interesant, mirëpo këtë stil e kanë përkrahur shumë bukuroshe, ndër të cilat janë Selena Gomez, Lily Collins, Jennifer Aniston dhe Heli Baldwin.

Për t’u dukur ky stil i flokëve i bukur, kushti është që të keni flokë plotësisht të shëndetshme dhe të kuruara.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat