Gjërat që mund të bëjnë që shtëpia juaj të duket e çrregullt

Life style

Gjërat që mund të bëjnë që shtëpia juaj të duket e çrregullt

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 07:27
Foto ilustrim

Ka disa gjëra në shtëpi, të cilat e kthejnë ambientin në një vend aspak komod dhe shkaktojnë stres pa e kuptuar.

Më poshtë mund t’i gjeni disa ide sesi të mund t’i minimizoni dhe t’u jepni zgjidhje.

Një shtëpi e pastër dhe e rregullt, na ndihmon të largojmë stresin dhe lodhjen e ditës.

Krevati-divan. Jo vetëm që nuk ofron rehati, por shkakton dhe parregullsi në shtëpi. Aspak komod.

Ruajtja e qeseve plastike në sirtar. E keni menduar se një ditë sirtari nuk do të ketë më vend për ato qese plastike të lëna ashtu kuturu? Bëni mirë t’i sistemoni në një kuti. Kështu kurseni hapësirë dhe eliminoni rrëmujën.

Shumë kuti poshtë krevatit ose përreth shtëpisë. Për çfarë ju duhen të gjitha ato? Me siguri i mbani që të jenë aty, por nëse nuk ju kanë hyrë në punë deri tani, mos shpresoni më. Thjesht po ju marrin frymën. Hidhini tutje!

Varëset e rrobave të fiksuara në mur nuk duhen mbingarkuar kurrë. Pallto nuk është bërë për tu lënë aty. E shumta mund të lini diçka që ta hidhni sipër kur dilni jashtë ose ta përdorni për të ftuarit kur vijnë në shtëpi.

Duhet gjithmonë një dollap për këpucët, nuk mund t’i lini kudo në shtëpi. Ja një ide për ta shfrytëzuar hapësirën e shtëpisë në mënyrë të zgjuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat