Me siguri po ju ikë çdo ditë koha më e mirë për të bërë seks

Life style

Me siguri po ju ikë çdo ditë koha më e mirë për të bërë seks

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 12:52
Ilustrim

Secili çift e ka një kohë të caktuar kur zakonisht bëjnë seks, por, për shumicën, kjo kohë është kryesisht gjatë natës… në errësirë.

Megjithatë, një studim i ri ju sugjeron ta vëni alarmin për t’u zgjuar herët në mëngjes për të bërë seks, pasi që atëherë është koha më optimale për përfitimet e mëdha.

Kompania e mirëqenies dhe shëndetit ‘Forza Supplements’ ka monitoruar 1,000 njerëz dhe ka thënë se zbulimet kanë treguar që koha më e mirë për të bërë seks është në ora 7:30 të mëngjes – që, mesatarisht, i bie 45 minuta pasi të zgjoheni.

Hulumtuesit e kanë arsyetuar këtë sugjerim duke thënë se në këtë periudhë kohore keni më së shumti qëndrueshmëri dhe endorfinet e liruara nga seksi do t’ju mbajnë në disponim të mirë për tërë ditën.

Përveç kohës ideale të seksit, kompania gjithashtu ka thënë se koha ideale për të konsumuar një pije alkoolike është në 18:10, ndërkaq për të fjetur është në 22:10. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat