Femrat e forta nuk mbështeten në askënd kur duan të kenë sukses

Life style

Femrat e forta nuk mbështeten në askënd kur duan të kenë sukses

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 11:17
Ilustrim

Kur ta takoni një femër të fortë, ju do ta kuptoni në momentin e parë.

Femrat e tilla bartin me vete një prezencë të paharrueshme – prezencë e cila është e mbushur me shumë vetë-respekt dhe sukses.

Ajo ka udhëtuar në ferr dhe është rikthyer prapë, dhe secila përvojë që e ka pasur është vetëm kapitull të cilin ajo ia ka shtuar librit të jetës së saj.

Ajo është kapitene e anijes dhe mbretëreshë e fronit të saj. Grua e cila ka triumfuar në çdo betejë, në çdo sfidë dhe gjithmonë i ka rregulluar gabimet e veta.

Ka ndërtuar bota nga e kaluara e saj, dhe këtë e ka bërë vetë ajo. Nuk mbështetet në askënd sepse e ka kuptuar që askush nuk mund t’i përmbush nevojat e saja aq mirë sa ajo vetë. Ajo e respekton dhe i beson vetes aq shumë sa për të arritur e vetme gjithçka që dëshiron.

Ka shumë vetëbesim, është ambicioze, kurajo, është aventureske dhe e dashur dhe qe një kohë të gjatë e ka kuptuar se këto tipare nevojiten për t’i realizuar ëndrrat më të mëdha.

Femrat e forta e kuptojnë se jeta është ashtu siç e bëni vet, dhe nuk pranojnë diçka më pak se e jashtëzakonshmja.

Mbi të gjitha, një femër e fortë e kupton kur një mashkull është i dhënë pas karrierës dhe kur është i dhënë vetëm pas femrave. Ajo din ta bëjë dallimin mes një lidhje që zgjatë një natë dhe një lidhje që zgjatë tërë jetën.

Më e rëndësishmja është se ajo e din që dashuria për veten është mënyra më e mirë për ta dashuruar dikë tjetër.

Gjithçka çfarë ju nevojitet është ashtu siç ka thënë edhe Buddha: “Ju, vetja juaj, po aq shumë sa kushdo në univers meriton dashuri dhe dhembshuri”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat