Prekja lehtëson stresin dhe rrit ndjenjën e sigurisë

Life style

Prekja lehtëson stresin dhe rrit ndjenjën e sigurisë

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 21:53
Ilustrim

Kontakti jo-seksual është një temë e rëndësishme e marrëdhënieve shoqërore midis të rriturve, thonë ekspertët.

Një studim i kryer në Universitetin Carnegie Mellon në Pensilvani ka treguar se përqafimi është mënyra më e mirë për të pajtuar me dikë pas grindjes.

Ekipi i studiuesve u drejtua nga psikologu Michael Marphy, i cili vëzhgoi për dy javë 400 persona dhe reagimet e tyre pas një përqafimi. Rezultatet treguan se njerëzit që u përqafuan pas grindjes, u qetësuan më shpejt dhe zgjidhën ndjenjat e tyre negative.

Marphy thotë se prekja ka efekt qetësimi, dhe se përqafimi dhe mbajtja e duarve janë të shkëlqyera në luftën kundër stresit.

Një marrëdhënie me një të dashur mund të na shqetësojë në një nivel emocional dhe fizik, dhe stresi i vazhdueshëm për shkak të diskutimeve të tilla mund të shkaktojë ankth, paranojë, ndjenjë të vetmisë dhe depresionit.

Marphy thotë se prekja lehtëson efektet e këtyre pasojave në shëndetin fizik dhe mendor, pasi rrit ndjenjën e sigurisë dhe afërsisë, si dhe kontribuon në një mirëkuptim më të mirë.

"Përveç kësaj, përqafimi na bën më të gatshëm të kapërcejmë mosmarrëveshjen që shkaktoi debatin," tha ai

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat