Cilat femra i dashurojnë meshkujt - Bota Sot
Cilat femra i dashurojnë meshkujt

Life style

E mërkurë, 17 tetor 2018

Cilat femra i dashurojnë meshkujt

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 22:28
Foto ilustrim

Secili mashkull kërkon karaktere të caktuara të cilat e zgjedhura e zemrës së tyre do të duhej t’i ketë, mirëpo shumica e hulumtimeve tregojnë që disa cilësi vërtet janë të dëshirueshme në pjesën më të madhe.

Cilat janë ato 8 top karaktere të cilat do të duhej patjetër t’i kenë femrat:

Pa grim

Grimi në përditshmërinë e shumicës së femrave është i pashmangshëm. Megjithatë, meshkujve u pëlqejnë partneret e tyre edhe pa grim. Mundohuni që të kurseni para dhe ta joshni mashkullin tuaj me bukuri natyrore.

Rrobat e ndryshme

Nëse mendoni se rrobat tuaja duhet të jenë në të njëjtën ngjyrë në mënyrë që të tërhiqeni nga burri juaj, gaboheni. Dorëzojuni dëshirave të tij dhe do të dukeni më seksi se kurrë më parë.

Humori

Është vërtetuar se nuk varet gjithçka nga kontakti fizik. Meshkujve u pëlqejnë femrat e buzëqeshura dhe që kanë sens për humor. Ato që bëjnë shaka me veten e tyre janë më shumë tërheqëse për meshkujt, sepse ato dëshmojnë se kanë vetëbesim.

Kthesat janë seksi

Meshkujt definitivisht preferojnë femrat të cilat mburren me kthesat e mëdha që i kanë bërë gjatë jetës së tyre.

Inteligjenca, vetëbesimi, pjekuria emocionale dhe hapja seksuale

Tregohuni të zgjuara, mbështeteni mashkullin kur ai është i padisponuar, tregohuni “e keqe” në dhomën e gjumit, tregojuni atyre feminitet dhe sensualitet, dhe pastaj do ta keni vetëm për vete.

Silluni normal

Meshkujve u pëlqejnë femrat të cilat sillen normal dhe ndjehen të lira në prani të shoqërisë së tyre. Nëse nuk ka atmosferë të tillë, ata nuk ndjehen mirë, dhe nganjëherë ata frikësohen.

Flokët

Femrat gjithmonë janë duke u përpjekur që të kenë flokët sa më të mirë, të bukur, andaj edhe meshkujt nuk mund të rezistojnë.

Shikimi

Femrat duhet t’i shikojnë meshkujt direkt në sy kur komunikojnë me ta, pavarësisht se për çfarë bisedojnë. Kontakti me sy është shumë i rëndësishëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test