E dini ku gjendet bregu venerian? Ekzistojnë madje tri, dy janë në trupin e femrës - Bota Sot
E dini ku gjendet bregu venerian? Ekzistojnë madje tri, dy janë në trupin e femrës

Life style

E mërkurë, 17 tetor 2018

E dini ku gjendet bregu venerian? Ekzistojnë madje tri, dy janë në trupin e femrës

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 22:34
Dy janë në trupin e femrës

Disa leksione nga anatomia u janë dedikuar vetëm studentëve të mjekësisë, ndërkaq secili nga ne do të duhej të dinte ku gjenden në trupin e njeriut gjërat e caktuara. Dhe kështu është edhe kur është fjala për “bregun venerian”.

Megjithatë, në këtë çështje mbase do të merrnin notë të dobët edhe vetë mjekët, sepse është dashur që të dinin që në trupin tonë ekzistojmë madjedy maja të cilat kanë marrë emrin sipas perëndeshës romake të dashurisë dhe të afshit.

E treta, e cila nuk ka lidhje me anatominë gjendet në planetin Venera, mirëpo të sajën me siguri kurrë nuk do të keni rastin ta shihni.

Ai i padobishmi, i cili së pari ju bie në mend është “mons pubis”, gunga e cila krijohet për shkak të grumbullimit të indeve dhjamore para ashtit të buzëve të vulvës.

Edhe pse e kanë edhe meshkujt edhe femrat, kur thuhet “bregu venerian” zakonisht mendohet në pjesën delikate të trupit të femrave, të vendosur bash mbi vagjinë.

Mirëpo, ekziston edhe ai tjetri, i cili gjendet në shuplakën e njeriut. Nën çdo gisht të dorës, gjendet një gungë e vogël.

Ai më i madhi është i vendosur mu nën gishtin e madh, i cili quhet “Bregu venerian”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test