Brenda dy dekadave femrat mund të mbesin shtatzënë pa ndihmën e meshkujve - Bota Sot
Brenda dy dekadave femrat mund të mbesin shtatzënë pa ndihmën e meshkujve

Life style

E shtunë, 20 tetor 2018

Brenda dy dekadave femrat mund të mbesin shtatzënë pa ndihmën e meshkujve

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 14:38
Foto ilustrim

Një ekspert i pjellorisë ka thënë se gratë australiane do të jenë të afta të kenë bebe pa ndihmën e meshkujve brenda dy dekadave.

Dr. David Molloy ka thënë se falë avancimit në teknologjinë e pjellorisë, shtatzënitë më nuk do të kenë nevojë për përfshirjen e meshkujve.

Siç thotë ai, për momentin në Australi komitetet etike dhe ndalesat ligjore mund ta ndalin këtë proces, por beson se në të ardhmen kjo gjë do të ndryshojë.

“Sukseset shkencore do të vazhdojnë të ndodhin, dhe nuk mund të ndalen. Kjo nënkupton se çiftet seksuale ku mashkulli ka spermë të kualitetit të dobët dhe çiftet femra (lesbiket) mund ta kenë fëmijën e tyre gjenetik”, ka treguar Dr. Molloy.

“Mendoj se do të jetë e mundshme të fekondohet një vezë me një set prej gjysmë kromozomeve dhe editimit të targetuar të gjeneve”, ka shtuar ai.

Përndryshe, për momentin janë kryer studime të tilla me minj dhe së fundmi në Kinë janë lindur bebe minj nga dy nëna, për çka Dr. Molloy thotë se e njëjta gjë mund të aplikohet edhe në riprodhimin te njerëzit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test