Qeni juaj është më i zgjuar se sa mendoni ju

Life style

Qeni juaj është më i zgjuar se sa mendoni ju

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 18:33
Foto ilustrim

Nëse mendoni që ju mund të gënjeni qenin tuaj ose të mashtroni atë me bërjen e ndonjë truki, ai mund të fillojë t’ju trajtojë si një person të pasigurt.

Qentë janë krijesa të zgjuara dhe sipas një studimi të bërë më parë, ata madje mund të njohin gënjeshtarët.

Hulumtuesit në Universitetin e Kiotos në Japoni zhvilluan një studim mbi 34 qen për të parë nëse ata i besonin një personi që i gënjeu ata. Ekipi u drejtua nga Akiko Takaoka dhe eksperimenti u nda në tre pjesë.

Në raundin e parë, çdo qen u drejtua drejt një ene me ushqim. Pas ngrënies në raundin e ardhshëm ata u vunë në drejtim të një ene të zbrazët.

Pas kësaj qenve iu bashkua një eksperimentues i ri, ata ndoqën sugjerimin e tij kur ai i vuri në drejtim të enës. Studiuesit u befasuan se si qentë “e zhvlerësuan besueshmërinë e njeriut” aq shpejt.

Ky studim u botua në revistën “Njohja e Kafshëve” dhe hulumtuesit thanë se qentë kanë inteligjencë sociale më të sofistikuar se sa menduam.

“Studimi i ardhshëm do të bëhet për llojet që lidhen ngushtë me qentë, si ujqërit. Eksperimenti do të hedhë dritë mbi efektet e thella të zbutjes dhe si lidhet me inteligjencën sociale të qenve” tha Akiko Takaoka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat