Ra nga krevati ndërsa po bënte seks me partnerin dhe u paralizua

Life style

Ra nga krevati ndërsa po bënte seks me partnerin dhe u paralizua

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 23:47
Claire Busby

Gruaja kërkon dëmshpërblim nga kompania e krevateve

Një grua që mbeti e paralizuar pasi u “katapultua” nga shtrati i saj i ri gjatë kohës që po kryente marrëdhënie seksuale me partnerin e saj, kërkon dëmshpërblim nga kompania e krevateve.

Claire Busby nga Maidenhead në Berkshire të Britanisë pësoi dëmtime kurrizore pasi ra nga shtrati i saj ‘super king-size’.

46-vjeçarja tha se po nis një betejë ligjore kundër “Berkshire Bed Company”, me pretendimin se i kishin shitur një shtrat defektoz.

Busby u dëmtua vetëm një javë pasi kishte blerë krevatin e ri, teksa po kryente marrëdhënie me partnerin e saj John Marshall.

Ajo pretendon se bazamenti i krevatit, i ndarë në dy pjesë që ngrihen, nuk ishin lidhur siç duhet me njëra-tjetrën dhe se krevatit i mungonin dy këmbë në fund.

Por, avokatët e kompanisë argumentuan se krevati ishte montuar siç duhet, dhe edhe nëse dy këmbët e krevatit mungonin kjo nuk do të shkaktonte “katapultimin” e gruas.

Nëna e 4 fëmijëve kërkon 1 milionë paund dëmshpërblim, ndërsa vendimi do të merret në Gjykatën e Lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat