A zvogëlohet performanca sportive nëse bëni seks para ndonjë gare?

Life style

A zvogëlohet performanca sportive nëse bëni seks para ndonjë gare?

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 12:04
Ilustrim

Një natë para garës së vrapit 10-kilometërsh, për të cilën jeni përgatitur me muaj të tërë, shtriheni për të fjetur vetëm për ta gjetur veten të eksituar me partneren.

Dëshironi të bëni seks, por nesër e keni një ditë të rëndësishme dhe jeni të brengosur se seksi mund t’jua zvogëlojë performancën.

Udhëzimet për të mos bërë seks para garave sportive janë diçka që shumë atletë e entuziastë të fitnesit e kanë besuar për një kohë të gjatë, por a ka diçka të vërtetë në këtë?

Ish- lojtari i NFL, Garry Cobb, mendon se po.

Cobb është analist për televizionin Fox 29 dhe në një emision të mëngjesit, ai ka thënë se lojtarët duhet të pushojnë nga seksi sepse seksi jua mjegullon mendjen.

Cobb nuk është i vetmi që beson se seksi mund ta dëmtojë performancën atletike. Vitin e kaluar, Kate Upton kishte deklaruar për “E! News” se burri i saj, Justin Verlander, nuk bën seks me të para apo pas një ndeshje të rëndësishme.

Ja diçka që duhet të keni parasysh nga ky moment: Shkenca thotë se njerëzit që e shmangin seksin për të pasur një performancë më të mirë atletike gjatë një gare apo ndeshje vetëm sa janë duke ia kufizuar pa nevojë vetes kënaqësinë.

“Seksi vetvetiu nuk është i ndërlidhur me një performancë negative. Ka të bëjë më pak më seksin dhe më shumë me ambientin ku ndodh seksi”, ka treguar psikologu Ian Kerner.

Çfarë nënkupton me këtë Kerner, është se nëse një atlet del tërë natën dhe konsumon alkool apo substanca tjera një natë para lojës dhe përfundon me dikë për të bërë seks, atëherë gjithsesi se do të performojë keq ditën e nesërme.

Sidoqoftë, performanca e tij e dobët nuk do të kishte qenë si pasojë e seksit, po për shkak të substancave që i ka përdorur dhe mungesës së gjumit.

Edhe një studim i vitit 2016 i publikuar në revistën ‘Frontiers in Physiology’nuk kishte gjetur ndonjë lidhje mes seksit dhe performancës fizike.

Përndryshe, Kerner thotë se nëse jeni në shtëpi me partneren dhe mund të bëni mjaftueshëm gjumë pas seksit, atëherë mos hezitoni – në fakt, seksi, siç thotë ai, do t’ju ndihmojë t’i qetësoni nervat dhe ta hiqni stresin.

Pra, ja ku e keni më në fund përgjigjen: Nëse keni qenë duke e shmangur qëllimshëm seksin në mënyrë që të mos e sabotoni performancën tuaj fizike, atëherë nuk keni nevojë më ta bëni këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat