Shenjat kur mashkulli është gati të japë jetën, që dashuria juaj të mos vdesë kurrë

Life style

Shenjat kur mashkulli është gati të japë jetën, që dashuria juaj të mos vdesë kurrë

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 13:19
Ilustrim

Dashuria nuk është komplekse, njerëzit janë kompleks, dhe njerëzit dinë t`i komplikojnë edhe gjërat më të thjeshta.

Dashuria nuk është koncept i rëndë për t`u kuptuar – të paktën jo në teori. Të dashurosh nënkupton të ndjehesh e lidhur, të kujdesesh, të kesh nevojë dhe të obsesionohesh pas dikujt.

Përderisa ndjenjat që dashuria zgjon janë univerzale, arsyeja pse dashurojmë ndryshon nga personi në person.

Kur është fjala për dashuri romantike, reagimi obsesiv dhe psikologjik është shumë i rëndësishëm, mirëpo ajo që e aktivizon atë është individuale dhe e ndryshme tek çdo njeri.

Të biesh në dashuri me dikë dhe mos të të kthehet dashuria, është e dhimbshme. Por është edhe e shijshme përderisa zgjatë interesimi.

Kur dashuria bëhet reciproke, atëherë mund të quhet dashuri e vërtetë. Imazhi i personit ndryshon dhe përshtatet me realitetin.

Që një lidhje të funskionojë, të dy partnerët duhet të jenë mentalisht të përgatitur për rrugën që do marrin para. Nëse takojmë personin e duhur në momentin e gabuar të jetës, lidhja do të fundoset, përveç nëse arrijmë të menaxhojë veten brenda lidhjes.

Lidhjet nuk janë perfekte sepse njerëzit nuk janë perfektë, megjithatë mund të gjeni, krijoni dhe kultivoni dashurinë e tillë që e sfidon kohën.

Të dashurosh përgjithmonë nënkupton të gjeni kombinimin ideal të kimisë dhe kohës – duke u munduar që t`i mbani gjërat siç duhet.
Të tilla dashuri vijnë vetëm një herë në jetë ndaj shihni cilat shenja jua tregojnë më së miri këtë.

1 – Mund të përcillni atë që jeni duke menduar thjesht duke e parë njëri-tjetrin në sy

2 – Ju as që e mbani mend se si ka qenë jeta juaj pa të…madje as doni ta mendoni diçka të tillë.

3 – Ai/Ajo e di ekzaktësisht se çfarë duhet të bëjë për t’ju qetësuar kur jeni shumë të nervozuar, për t’ju lehtësuar stresin apo për t’ju ngritur humorin.

4 – Ai/Ajo ju ndryshon ju çdo ditë që kalon.

5 – Ai/Ajo di se si duhet të sillet në krevat…madje as përpiqet të bëjë gjërat që ti nuk i dëshiron.

6 – Edhe pas disa vitesh bashkë, ju ende keni një kimi të mrekullueshme.

7 – Ju ndiheni plotësisht komod/e në praninë e tij/saj.

8 – Pasi keni kaluar disa ditë bashkë, të dy flisni gjatë për të mësuar çdo gjë që keni humbur kur nuk keni qenë pranë njëri-tjetrit.

9 – Ndjeni se e njihni njëri-tjetrin prej një jete.

10 – Ju nuk pajtoheni në disa gjëra, por ama jeni gjithmonë të një mendimi për çështje të rëndësishme.

11 – Ju keni një lidhje të tillë që njerëzit rreth jush nuk e kuptojnë dot.

12 – Familjet e njëri-tjetrit i ndjeni si familjet tuaja.

13 – Nuk e ndjeni nevojën të kërkoni më shumë, sepse jeni në paqe dhe të qetë me atë që keni.

14 – Ju lëndoheni kur lëndohet edhe tjetri, ju qeshni kur qesh edhe tjetri.

15 – Partneri/ja është pjesë e çdo historie që ju tregoni.

16 – Mendoni se gjërat më të çuditshme që secili prej jush bën janë të adhurueshme, dhe për këtë ndjeheni të dy njësoj.

17 – Jeni njeri më i mirë kur jeni me njëri-tjetrin sesa kur jeni vetëm.

18 – Ju mbështesni ëndrrat e njëri-tjetrit, edhe nëse nuk i kuptoni tërësisht ato.

19 – Jeni një dyshe dinamike, një çift i përsosur, një ekip i vërtetë.

20 – Ndjeheni të mbrojtur dhe të sigurt në lidhjen tuaj.

21 – Për herë të parë në jetën tuaj, kuptoni se shtëpia nuk është një vend, por një person.

22 – Në disa mënyra, ju jeni bërë si njëri-tjetri.

23 – Jeni vetja me të mirat dhe këqijat tuaja, dhe e dashuroni njëri-tjetrin për të dyja këto.

24 – Ju e ndjeni thellë në shpirt, se ai/ajo është enkas për ju.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat