Cilët meshkuj janë më tërheqës për femrat? - Bota Sot
Cilët meshkuj janë më tërheqës për femrat?

Life style

E diel, 18 nëntor 2018

Cilët meshkuj janë më tërheqës për femrat?

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 08:37
Ilustrim

Një hulumtim gjerman ka treguar që meshkujt narcisoidë, të cilët kanë mendim pozitiv joreal për veten, janë më tërheqës për femrat se sa meshkujt normalë.

Në hulumtim është matur shkalla e meshkujve narcisoidë të moshës 25 vjeçare, ndërkaq hulumtuesit narcisoiditetin e kanë konsideruar si tipar e jo si defekt.

Për meshkujt narcisoidë, por edhe femrat që i tërheqin meshkujt e tillë, ky është lajm i mirë.

Meshkujt narcisoid gjatë qasjes janë më sharmant dhe më lehtë afrohen, por nuk janë për lidhje serioze, theksojnë shkencëtarët, hulumtimi i të cilëve është publikuar në revistën “Personality and Social Psychology Bulletin”. 

Meshkujt kanë pasur për detyrë të krijojnë kontakt me femra të panjohura. Ata kryesisht kanë provuar të merrnin numrin e telefonit apo emajlin nga 23 femra, ndërkaq më shumë sukses kanë pasur ata me shkallë narcisioditeti më të madhe.

Shkencëtarët kanë ardhur në përfundim që meshkujt narcisoidë më lehtë krijojnë kontakte, mirëpo, megjithatë theksojnë se nuk janë të aftë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test