Asnjëherë mos i hekurosni më rrobat: Truku i thjeshtë që i heqë rrudhat brenda pak minutave - Bota Sot
Asnjëherë mos i hekurosni më rrobat: Truku i thjeshtë që i heqë rrudhat brenda pak minutave

Life style

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Asnjëherë mos i hekurosni më rrobat: Truku i thjeshtë që i heqë rrudhat brenda pak minutave

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 18:28
Foto ilustrim

Nëse nuk keni edhe aq kohë por duhet të vishni rroba të hekurosura e pastruara mirë, atëherë ekziston një truk i thjeshtë që nuk kërkon t’i shpenzoni shumë minuta për t’i hekurosur rrobat.

Më e mira e këtij truku është se nuk kushton asnjë cent.

Thjesht duke i vendosur 2-3 kuba akulli në tharëse të rrobave dhe duke e vendosur atë në temperaturë të lartë, rrudhat në rroba largohen.

Persona të panumërt në internet e kanë testuar këtë metodë të pazakonshme, ndërkaq rezultatet kanë qenë impresionuese.

Por, si funksionon ky truk?

Magjia ndodh kur akulli shkrihet nga nxehtësia e makinës dhe shndërrohet në ujë e pastaj në avull, duke e kryer të njëjtën punë që do ta kishte kryer edhe hekuri.

Në esencë, tharësja e rrobave i avullos rrobat në atë mënyrë që ato të mos jenë të rrudhosura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test