Mbroni lëkurën nga ndryshimet e motit - Bota Sot
Mbroni lëkurën nga ndryshimet e motit

Life style

E diel, 18 nëntor 2018

Mbroni lëkurën nga ndryshimet e motit

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 08:29
Ilustrim

Me uljen e temperaturave, nisin edhe problemet me lëkurën tuaj nëse ju nuk kujdeseni për të. I ftohti dhe era janë dy agjentë të jashtëm të cilët e dëmtojnë shumë lëkurën.

Për të evituar skuqjet apo problemet e tjera është mirë që të ndiqni disa rregulla të përditshme për t’i ardhur në ndihmë lëkurës.

Ushqimi

Ushqimi mund të bëjë diferencën mes një lëkure të bukur dhe një lëkure të dëmtuar e të ashpër nga i ftohti. Sigurohuni që në dietën tuaj ushqimore të ketë patate dhe vezë. Të gjitha këto ushqime janë të nevojshme për një epidermë të shëndetshme.

Përdorni vaj për bebe

Nëse kremi që përdorni nuk ju jep asnjë lloj efekti dhe lëkura juaj është gjithmonë e thatë, provoni të përdorni vajin klasik të bebeve, nuk ka hidratues më të mirë se ai.

Mos përdorni ujë të ngrohtë

Uji i ngrohtë ju duket shumë i mirë në dimër, por gjithashtu ai është edhe i dëmshëm. Shmangeni sa më shumë atë dhe mos përtoni ta lani fytyrën me ujë normal.

Nuk duhet të harroni që ju duhet të pini vazhdimisht shumë ujë gjatë ditës dhe të vendosni krem mbrojtës kundër diellit, gjithmonë edhe kur koha është me re apo me shi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test