Të dy palët tradhtojnë, por për arsye të ndryshme! Meshkujt për seks, femrat për emocione - Bota Sot
Të dy palët tradhtojnë, por për arsye të ndryshme! Meshkujt për seks, femrat për emocione

Life style

Të dy palët tradhtojnë, por për arsye të ndryshme! Meshkujt për seks, femrat për emocione

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 19:46
Foto ilustrim

Çdo person ka arsyen e vet se përse tradhton – ndoshta dikush ka qenë i dehur dhe budalla, ndoshta nuk është ndjerë i/e përmbushur në lidhje, ose thjesht nuk kanë mundur t’i rezistojnë një personi tjetër.

Por një anketim i ri sugjeron se arsyet se përse tradhtojnë njerëzit mund të kenë të bëjnë kryesisht me gjininë e tradhtarit/tradhtares.

Anketimi, i kryer nga ‘Superdrug Online Doctor’, ka anketuar mbi 2,000 amerikanë dhe evropianë dhe ka zbuluar se arsyet se përse meshkujt dhe femrat tradhtojnë janë shumë të ndryshme.

Kur janë pyetur se përse kanë tradhtuar, femrat amerikane dhe evropiane kanë pasur kryesisht të njëjtën përgjigje: Janë ndjerë se partneri aktual nuk po ua ofron vëmendjen që atyre iu nevojitet.

Arsyet tjera se përse femrat tradhtojnë kanë qenë se personi ka qenë shumë seksi, kanë pasur dyshime për lidhjen aktuale dhe se janë mbështetur gjithmonë emocionalisht në personin me të cilin e kanë tradhtuar partnerin.

Por, kur janë pyetur meshkujt, ata kanë pasur përgjigje më ndryshe nga femrat: Top arsyeja se përse meshkujt tradhtojnë është se nuk kanë mundur t’i rezistojnë seksualisht një femre.
Arsyet tjera se përse meshkujt tradhtojnë kanë përfshirë faktin se nuk kanë qenë duke bërë seks mjaftueshëm me partneren aktuale, se femrat tjera i kanë ngacmuar ata, etj.

Bazuar në këtë anketim, përgjigjet e meshkujve kryesisht fokusohen në aktin fizik të tradhtisë, ndërkaq përgjigjet e femrave anojnë më shumë te tradhtia emocionale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat