Truku i shkëlqyeshëm zbulon a do t’ju rrinë mirë flokët e shkurtër

Life style

Truku i shkëlqyeshëm zbulon a do t’ju rrinë mirë flokët e shkurtër

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 09:25
Me këtë truk të thjeshtë mund të verifikoni menjëherë.

Frizura e shkurtër është sfidë e vërtetë për secilën femër, por e vërteta është që nuk do t’i rrijë mirë secilës.

Nëse hamendeni se a do të aplikoni ndryshimin e këtillë në dukjen tuaj, ne po ju japim zgjidhjen se si të siguroheni se a do t’ju rrinë mirë apo jo flokët e shkurtër.

Me këtë truk të thjeshtë mund të verifikoni menjëherë.

Këtë rregull e ka shpikur floktari i njohur John Frieda dhe e gjitha që ju nevojitet janë lapsi dhe vizorja.

Vendosni lapsin horizontalisht mu nën mjekër, pastaj vizoren vendoseni vertikalisht ashtu që të arrijë deri te veshët.

Nëse distanca është më e vogël se 5,5 do të dukeni shkëlqyeshëm me frizurë të shkurtër, ndërsa në të kundërtën më mirë është që t’i mbani flokët të gjatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat