21-vjeçari: Bëra seks me një minorene që e dua, por miqtë më thonë se jam pedofil

Life style

21-vjeçari: Bëra seks me një minorene që e dua, por miqtë më thonë se jam pedofil

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 15:03
Ilustrim

Më ka mbetur në mendje marrëdhënia seksuale me të dashurën e re dhe di që është e duhura për mua, por miqtë më thonë se është nën moshë.

Kështu e nis letrën një 21-vjeçar drejtuar psikologes Deidre te “The Sun”. Djali është shprehur sr dëshiron ta bëjë lidhjen publike, por është i ndikuar nga fjalët e miqve që e konsiderojnë pedofil, pasi vajza është minorene.

Letra e 21-vjeçarit drejtuar Deidre:

U takuam disa javë më parë në ditëlindjen e 21 të një djali që kam njohur nga futbolli. Ai është mik me vëllain e madh të vajzës që pëlqej, të cilën e mori me vete në festë që të mos e linte vetëm në shtëpi.

Unë jam 21 vjeç, ndërsa ajo 15. Gjatë festës ne folëm dhe më pas u bëmë miq në rrjete sociale e filluam të flisnim. Fundjavën e kaluar, ajo erdhi në shtëpinë time. Ne planifikuam të shihnim filma dhe të luanim lojëra, por përfunduam të përqafuar me njëri-tjetrin pasi pamë një film horror.

Ajo mu hodh në qafë në një skenë të frikshme të filmit, unë e përqafova fort dhe më pas u puthëm. Përfunduam duke kryer marrëdhënie seksuale dhe ishte eksperienca më e bukur që kam kaluar në jetë.

Kam patur edhe lidhje të tjera, por kjo vajzë më ka bërë për vete. Dua ti tregoj të gjithëve për të, por më shumë prindërve të saj që të mund të dalim së bashku.

Ajo thotë se ata nuk do pranojnë që të jemi së bashku, por mendoj se asgjë nuk mund të na ndalojë. E dashura ime i tregoi miqve që bëri seks me mua dhe shumë shpejt filluam të shoqërohemi bashkë me miqtë e mi.

Tani thonë se është shumë e vogël dhe unë jam pedofil. Qëllimet e mia janë të mira dhe nuk jam me të vetëm për seks. Si mund t’i bëj të tjerët që të më besojnë dhe të na japin një shans neve?

Përgjigja e Deidre:

Nuk ka rëndësi si janë qëllimet e tua, ti ke thyer ligjin duke kryer marrëdhënie me një vajzë nën moshë. Ligji është aty për një arsye.

Adoleshentet e reja nuk janë të maturuara që të dinë se si funksionon një lidhje. Ti mendon se je i dashuruar me të por është shumë shpejt. Ajo është 15 vjeçe dhe mund ti ndryshojnë mendimet për ty brenda pak muajsh.

Ki kujdes dhe mbaj përgjegjësi. Shpjegoi që mos të flasë me njeri për lidhjen tuaj, gjithashtu thuaji që do të takosh prindërit e saj që ti shpjegosh se nuk do abuzosh me besimin e saj.

Kjo do të thotë se nuk do kryeni marrëdhënie deri sa të mbushë të paktën 16 vjeçe. Nëse mund të mbash këtë premtim, atëherë do ia dalësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat