Si ndikon në shëndet ndarja nga njeriu i zemrës?

Life style

Si ndikon në shëndet ndarja nga njeriu i zemrës?

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 23:48
Ilustrim

Ndarja nga partneri është një fenomen që ndikon jo vetëm në gjendjen shpirtërore por edhe në fizikun e secilit.

Përtej asaj që kalon një njeri nga ana psikologjike, trupi gjithashtu pëson një ndryshim shumë të madh dhe këtë e kuptoni nëpërmjet shenjave të caktuara.

“Lufta” është përgjigjja primitive dhe e lindur e trupit tonë që e përgatit atë në rast të një kërcënimi ose sulmi ndaj mbijetesës sonë. Ky reagim natyral jo vetëm që shkaktohet nga rrethanat fizike; ajo gjithashtu mund të shkaktohet nga trauma emocionale ose mendore. Kjo perceptohet si një stres dhe trupi nuk e dallon nëse stresi vjen në formën e një zemre të thyer ose një luani që e ndjek.

Pagjumësia: Duhet të fajesoni hormone për këtë. Shenjë dalluese e shqetësimit mendor është simptomat fizike të ndryshimeve që ndodhin në oraret e gjumit dhe oreksit.

Nevoja për ushqime jo të shëndetshme: Një studim i vitit 2011 tregoi se kur jeni duke kaluar nëpër një ndarje dhe keni humbur dikë që dikur ishte pjesë e rëndësishme e jetës suaj, ato ndjenja do të regjistrohen si dëshira. Është interesante se pjesët e trurit që preken janë të njëjtat që stimulojnë dhe dëshirën për ushqime të caktuara.

Dobësimi i sistemit imunitar: Nga“thyerja” e zemrës trupi juaj reagon duke mbyllur disa pjesë të sistemit imunitar që ndihmojnë në luftimin e viruseve. Kështu jeni më të rrezikuar nga sëmundjet 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat