Vaji i kokosit, për lëkurë të butë, të hidratuar dhe pa rrudha - Bota Sot
Vaji i kokosit, për lëkurë të butë, të hidratuar dhe pa rrudha

Life style

Vaji i kokosit, për lëkurë të butë, të hidratuar dhe pa rrudha

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 09:19
Ilustrim

Përdorimi i vajit të kokosit është një mënyrë e mrekullueshme natyrore që e bën lëkurën të butë, e mban të hidratuar, të shëndetshme dhe rrezatuese.

Me një pambuk të lyer me vaj kokosi, fshije makeup-in me kujdes pa e sforcuar lëkurën. Efekti është i menjëhershëm.

Vaji i kokosit është një ushqyes i shkëlqyer për lëkurën e thatë. Ai ndihmon në reduktimin e infeksioneve dhe problemet me lëkurën si akne dhe ekzemë. I jep butësi lëkurës dhe largon shenjat apo skuqjet.

Vetitë e tij antibakteriale janë të pakrahasueshme me produktet kozmetike. Merr një sasi të vogël vaji kokosi dhe aplikoje në fytyrë, trup dhe qafë. Përsërite të paktën një herë në javë dhe rezultati është i dukshëm.

Vaji i kokosit është një hidratues shumë i mirë edhe për lëkurën e hollë të syve. Duke e aplikuar çdo mbrëmje pas larjes së fytyrë, rrudhat do t’i mbash larg për shumë vite. Aplikoje ngadalë në të gjithë zonën rreth e rrotull syrit, veçanërisht aty ku ka rrudha. Mbaje përgjatë gjithë natës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...