Sapo e zbuloi një studim i ri: Të mbetesh mik me ish-in është shenjë e fortë psikopatie

Life style

Sapo e zbuloi një studim i ri: Të mbetesh mik me ish-in është shenjë e fortë psikopatie

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 21:03
Foto ilustrim

Kjo është pyetja në mendjen e të gjithëve, të cilët janë të mbërthyer në “zonën e miqësisë”. Ndjenja e të dashurit dhe të ndjerit i dashur është e mrekullueshme, apo jo? Dhe e doni këtë person pa kushte dhe dëshironi të jetë i/e lumtur me ju ose pa ju.

Kjo ide tingëllon aq e pastër dhe romantike. Por a është me të vërtetë e mundur?

Dhe edhe nëse është, a nuk do të çojë në telashe një miqësi e tillë, më vonë? Për më tepër, a jeni gati të sakrifikoni veten për të mbajtur një marrëdhënie me dikë që dikur kishte shumë rëndësi për ju, por ju tradhtoi apo ju zhgënjeu?

Ose nga ana tjetër, a do të pranonit një miqësi me dikë që në fakt ju do apo do të ndiheni sikur po përfitoni nga ai person?

A nuk është thjesht një përpjekje e dëshpëruar, të qëndruarit në një marrëdhënie që duhej të përfundonte? Apo pamundësia për të pranuar se diçka që ju keni menduar se mund të zgjasë një jetë, ka mbaruar?

Dhe e fundit por jo më pak e rëndësishmja, a është të qëndruarit miq me një ish, diçka normale?

Sipas një studimi të kohëve të fundit, në rast se ish partneri juaj dëshiron të qëndrojë miq me ju, pasi ju jeni ndarë, mund të ketë disa probleme serioze të personalitetit.

Më konkretisht sipas shkencës një ish që po përpiqet të jetë shoku juaj mund të jetë një psikopat.

Ja përse:

Studimi, i cili u krye nga studiuesit në Universitetin e Oakland dhe u botua në Personality and Individual Differences, analizoi tiparet e personalitetit të 861 njerëzve dhe marrëdhëniet e tyre në të kaluarën.

Pjesëmarrësit iu përgjigjën pyetjeve rreth marrëdhënieve që ata kishin në momentin e studimit, po ashtu edhe nëse kishin qëndruar miq me ish-at e tyre. Më pas, shkencëtarët u dhanë atyre një pyetësor për të përcaktuar cilësitë narcisiste dhe psikopatike.

Sipas rezultateve të hulumtimit, ata që kishin tipare të personalitetit të ngjashëm me ato që gjendeshin tek një person me probleme psikopatike kishin më shumë gjasa të qëndronin në kontakt me një ish-partner për disa arsye shqetësuese.

Një psikopati është në fakt një formë e çrregullimit të personalitetit antisocial.

Është një term psikologjik i përdorur shpesh për t’iu referuar njerëzve që posedojnë tipare të personalitetit tipik të narcisistëve, sadistëve. Tiparet që zbulojnë egoizmin ose mungesën e ndjeshmërisë.

Normalisht të gjithë njerëzit mund të shfaqin egoizëm ose të veprojnë në një mënyrë më të rezervuar, por psikopatikët shpesh shfaqin një formë ekstreme të këtyre dy tipareve – një shenjë që veprimet e tyre janë plotësisht të vetëmotivuara.

Ata njihen gjithashtu për aftësinë e përdorimit të “hijeshisë së rremë”. Shpesh është e lehtë për ata që të vazhdojnë një “marrëdhënie” strategjike me një kohë të gjatë edhe pasi marrëdhënia aktuale ka përfunduar, duke u lejuar atyre të vazhdojnë të korrin përfitime.

Sipas hulumtimit, psikopatët kishin më shumë gjasa të qëndronin shokë me ish-at e tyre, sepse këto të fundit ende mund t’u jepnin atyre gjëra si seks, para ose informacione.

Për më tepër, shumica e psikopatëve kanë një karakteristikë të përbashkët – ata nuk mund ta durojnë idenë që ish-at e tyre të jenë në një marrëdhënie me një person tjetër.

Kjo është një arsye tjetër e mirë për ta që të përdorin hijeshinë dhe mirësinë e tyre ndaj ish-partnerit, në mënyrë që t’i bindin ata që të qëndrojnë në miq. Në këtë mënyrë, për të mund të jetë më e lehtë për ta manipuluar dhe ndoshta për ta shkatërruar lumturinë e personit tjetër.

Duke iu përgjigjur këtij informacioni, Dr. Paulette Sherman, një psikolog dhe autor i ‘Dating from the Inside Out’, bëri këtë deklaratë:

“”Është një zbulim interesant në atë që zbulon shumë për qëllimet e disa njerëzve për vazhdimin e kësaj lidhjeje të shkëputur. Ata mund të jenë të interesuar ta bëjnë këtë për motive egoiste, si qasja e vazhdueshme në seks, informacione apo përfitime të tjera praktike. Ata nuk mund të mendojnë për ndikimin emocional që mund të ketë kjo gjë tek ish-at e tyre.”

Megjithatë, Dr. Sherman këshillon të mos i përgjithësoni të gjithë ish-at tuaj si psikopatë:

“Unë kam parë disa klientë që zgjedhin të qëndrojnë miq me ish-at të tyre për arsye normale dhe madje edhe altruiste. Këta klientë dëshirojnë më të mirën për ish-at e tyre, ata gëzojnë shoqërinë e tyre dhe i kanë të qarta kufizimet në lidhje me të qenit miq dhe të mos paturit marrëdhënie seksuale ose të bëjnë kërkesa të paarsyeshme.

Shumë herë ata nuk janë më të tërhequr nga njëri-tjetri, janë të dyja palët në marrëdhënie të tjera dhe respektojnë partnerët përkatës. Kjo nuk është gjithnjë një gjë e lehtë për t’u bërë, por mund të ndodhë dhe është e rëndësishme të mos mendoni se të gjithë ata që duan të qëndrojnë në shoqëri kanë tendenca apo motive psikopatike”.

Por nëse ish partneri juaj ende po përpiqet të mbajë një marrëdhënie të ngushtë me ju dhe me të gjitha ish-et e tij duket tepër miqësor dhe i sjellshëm, kini kujdes!

Në këtë rast do t’ju duhet ta konsideroni këtë studim të ri një burim të rëndësishëm informacioni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat