Shkencëtarët kanë zbuluar se në cilën pjesë të ditës fëmijët më së miri mbajnë në mend

Life style

Shkencëtarët kanë zbuluar se në cilën pjesë të ditës fëmijët më së miri mbajnë në mend

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 22:23
Në mëngjes, pasdite apo në mbrëmje?

Shkencëtarët kanë konstatuar se në cilën pjesë të ditës truri është më i gatshëm që të pranojë informacione të reja.

Nëse deri tani me vogëlushët tuaj keni bërë beteja rreth mësimit, mbase më lehtë do ta keni tani kur shkencëtarët kanë zbuluar se më mirë mbahet në mend në orët e pasdites dhe të mbrëmjes.

Shkencëtarët hulumtimin e kanë bërë në nxënësit e kolegjeve të Nevadës dhe të shkollave të ciklit të ulët në Mbretërinë e Bashkuar.

Ata kanë analizuar shprehitë e tyre për mësim dhe rezultatet nuk kanë qenë shumë befasuese.

Edhe pse shumica e orëve të mësimit mbahen në mëngjes, shkencëtarët kanë zbuluar se më mirë mbahet në mend në orët e pasdites dhe të mbrëmjes.

“Mendim themelor është që koha më e mirë për mësim pikërisht fillon më vonë se mësimet e zakonshme”, thotë prof. Mariah Evans, njëra ndër udhëheqëset e hulumtimit.

Studimi ka treguar se shumica e nxënësve konsiderohen persona “të pasdites”, jo të mëngjesit, andaj për këtë shkak janë më produktivë në pjesën e dytë të ditës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat