Nëse partneri ka këtë ikonë të vogël në telefon – me siguri ju tradhton

Life style

Nëse partneri ka këtë ikonë të vogël në telefon – me siguri ju tradhton

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 22:23
Foto ilustrim

Kushtoni kujdes ekranit të telefonit të partnerit tuaj, sepse ai mund t’ju zbulojë se a po ju tradhton.

Tradhtinë e partnerit tuaj mund ta zbulojë telefoni i tij, sepse vetë dukja e aplikacionit të cilin e ka të instaluar mund të zbulojë shumëçka.

Nëse në ekranin e partnerit tuaj shihni ikonën në shenjë zjarri, atëherë ai ose ajo përdor rrjetën për njohje dhe hulumtime – Tinder.

Edhe pse kjo nuk është e thënë të jetë automatikisht tradhti, janë shanset e mëdha për të nëse është përdorues i këtij aplikacioni.

Kjo ikonë është e dukshme edhe me rastin e dërgimit të fotografive nga aparati iPhone në ndonjë prej profileve për ç’shkak si opsion e ofron edhe Tinderi.

Image

Aplikimi u shërben për gjetje të partnerëve atyre të cilët janë beqarë, por edhe për njohje për kurorëshkelës.

Nëse vëreni që partneri juaj ka këtë aplikacion, më e mira që mund të bëni është që të përballeni me problemin dhe t’ia tregoni brengosjen tuaj për atë që ai e ka atë aplikacion.

Ndoshta është fjala për diçka të parëndësishme, mirëpo nuk ju kushton shumë të verifikoni dhe të jeni të sigurt.

Kini kujdes për paraqitjen e tij apo të saj dhe për publikimin e përmbajtjeve në rrjetet shoqërore. Nëse fillojnë të kalojnë shumë kohë në telefon dhe nuk ndahen nga ai, ndoshta diçka fshehin nga ju.

Mos lejoni t’ju përfshijë menjëherë paranoja dhe të filloni ta spiunoni partnerin.

Nëse në lidhjen tuaj nuk keni besim dhe përkrahje, atëherë është koha të pyesni veten se a jeni në lidhje të mirë dhe a ia vlen të vazhdoni atë lidhje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat