Për çka disa njerëz i urrejnë përqafimet dhe prekjet?

Life style

Për çka disa njerëz i urrejnë përqafimet dhe prekjet?

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 12:00
Shkencëtarët konstatojnë që në shumicën e rasteve gjendet problemi në edukatë

Shkencëtarët amerikanë janë përpjekur që të sqarojnë në mënyrë profesionale çfarë e nxit urrejtjen e tyre nga prekja fizike.

Njerëzit e tillë shpesh nuk kanë zgjedhje tjetër, pos vetëm t’i shtrëngojnë dhëmbët, të “fshehin” pakënaqësinë dhe të pranojnë përqafimin. Mirëpo disi e shmangin – me puthje të dërguara në ajër apo me shtrëngim duarsh.

Shkencëtarët konstatojnë që në shumicën e rasteve problemi në edukatën, si edhe në mosprirjen e njerëzve të rritur për përqafime në shumicën e rasteve rrjedh nga fëmijëria.

“Prirja drejt prekjes fizike, pa marrë parasysh a është fjala për përqafim, përkëdhelje në kokë apo në supe, apo shtrëngim duarsh, shpesh është pasojë e përvojave të cilat personi i bart nga fëmijëria e hershme”, thotë profesoresha e Universitetit të Ilinoisit Verior, Suzanne Degges White.

Studimi i bërë në vitin 2012 tregon që personat të cilët janë rritur bashkë me prindër të cilët i kanë përqafuar dhe përkëdhelur kanë vazhduar me të njëjtën praktikë dhe që probabiliteti më i madh është që të njëjtin model sjelljeje e kanë aplikuar edhe te fëmijët e vet.

Rezultatet e studimit tregojnë që “përqafimet janë pjesë e rëndësishme e edukatës emocionale të fëmijës”.

Megjithatë, profesoresha Degges Whiteparaqet edhe informacionin kontradiktor sipas të cilit rritja pa përqafime të shpeshta te disa njerëz ka efekt të kundërt.

Në të vërtetë, siç shpjegon shkencëtarja, “fëmijët e përqafuar jo mjaftueshëm, në moshën e rritur shpesh vrapojnë për të bërë kontakt fizik dhe nuk mund të përshëndeten me miqtë pa u përqafuar dhe pa u prekur në duar apo në supe”.

Degges White thotë se më mençuri është të shmanget përqafimi me njerëzit e panjohur, si edhe që secili ka të drejtë që të ketë kontroll ndaj atyre gjërave që u ndodh me trupin.

Ajo shton se neveria ndaj përqafimit mund të kapërcehet, mirëpo nuk është e domosdoshme, sepse nuk ka asgjë të keqe në shmangien e përqafimeve dhe për këtë shkak nuk duhet ndier presion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat