Birrë për kujdesin ndaj flokëve dhe lëkurës

Life style

Birrë për kujdesin ndaj flokëve dhe lëkurës

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 08:53
Foto ilustrim

Birra, një pije  që e shijoni dhe preferoni për daljet me miqtë, ka edhe mjaft  përdorime të panjohura që lidhen me mirëmbajtjen e trupit.

Ushqen dhe përshpejton rritjen e flokëve

Birra është e pasur me vitaminë B1 dhe silikon, dy përbërës shumë të rëndësishëm që ushqejnë rrënjën dhe majat e flokëve. Masazhi i përditshëm me birrë nxit gjithashtu rritjen e tyre. Mjafton të lagni gjithë kokën, ta masazhoni për 10 minuta dhe më pas ta shpëlani me ujë të ftohtë.

Hidraton lëkurën

Birra ka në përmbajtjen e saj antioksidantë që parandalojnë shfaqjen e rrudhave, si dhe eliminojnë shenjat e njollat e ndryshme. Përzieni 1 lugë gjelle birrë, 1 të bardhë veze dhe disa pika vaj bajame dhe vendoseni në fytyrë para se të flini. Lëreni të veprojë për 30 minuta dhe lajeni me ujë të vakët. Fytyra juaj do të ketë butësinë e lëkurës së një bebeje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat