Përse ndiheni mirë kur këndoni në veturë?

Life style

Përse ndiheni mirë kur këndoni në veturë?

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 16:45
Ilustrim

Me siguri se e keni përjetuar euforinë e të hipurit në veturë pas një dite të gjatë me punë, duke e lëshuar këngën e preferuar dhe duke performuar sikurse të ishit në ndonjë festival muzikor. Por, ndonëse nuk e keni ditur deri tani, faktikisht kjo është një gjë shumë e mirë për shëndetin tuaj.

Muzika vetvetiu mund ta rritë numrin e antitrupave të cilët e forcojnë sistemin e imunitetit dhe e mbrojnë trupin nga bakteret.

Dhe sipas ekspertëve, këndimi dhe vozitja mund të shpijnë në efekte të mira shëndetësore për shëndetin mendor.

Por, si ndikon këndimi dhe vozitja në shëndetin mendor?

– E stimulon mendjen dhe i lehtëson simptomat e stresit dhe depresionit. Duke dëgjuar muzikë, vozitësit e kanë mundësinë t’i zëvendësojnë mendimet negative me më shumë pozitivitet përmes ndihmës së përdorimit të ritmeve dhe muzikës

– Muzika i prodhon hormonet që ju bëjnë të ndiheni mirë, siç është oksitoksina

– Dopamina e liruar kur këndoni e zvogëlon nervozën që mund ta fitoni si pasojë e një komunikacioni të ngarkuar

–  Këndimi liron më shumë tension në diafragmën tuaj sesa frymëmarrjet e thella

– Këndimi ju ndihmon t’i përpunoni emocionet në një mënyrë të shëndetshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat