Shtatë vëllezërit Geci nga Llausha kanë festë. Atyre u kanë ardhur në jetë dy nipa. Fadili dhe Froni janë trashëgimtarët e Fadil Gecit.
Graniti, djali i Fadilit, ka zgjedhur që djemtë e tij t’i emëron Fadil, emrin e babait të tij dhe Fron.
I lumtur është Fadili, gjyshi i nipave, i cili thotë se është bekuar me këtë dhuratë të madhe.
“Mirë se erdhët Fadil&Fron?? Me martesën e djalit të madh Granitit me Arbenitën, Zoti më bekoi me dhuratën më të madhe?që mundet dikush të këtë,me lindjen e dy nipave Fadilit e Fronit. Këta trima filluan trashëgimin e familjes time. Une Fadil Geci i ndjekur e i përndjekur po filloj të përjetoj rritjen e trashëgimtarëve të familjes time.Uroj rritjen e tyre me plot gëzime e lumturi në jetë. Dera e Bajraktarit të Llaushës ,Dera e Fadil Gecit sot gjuan me pushkë se Fadili e Froni rrënjët e forta po na i thellon.Kjo është arsyeja pse sot familja ime ka feste.Dhuratë nipave të mi u qoftë shëndeti,jeta dhe mbarësia!?? U RRITSHI GEZIMI IM I PAFUNDË”, shkruan Fadil Geci në facebook.