Disa ide për gratë shtatzëna: Si ta keni një fëmijë të dalluar?

Life style

Disa ide për gratë shtatzëna: Si ta keni një fëmijë të dalluar?

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 15:17
Ilustrim

Dieta dhe kujdesi i shtuar mund të ndikojnë që fëmija të jetë më i bukur dhe më i zgjuar edhe para se të lindet. Ka shumë mënyra për ta nxitur inteligjencën e fëmijës, por mënyra më e frytshme është përkujdesja e shtuar që në fazat e para të shtatzanisë.

Nuk është e nevojshme të pritet deri në lindje apo deri sa fëmija ta fillojë shkollën. Nëse një nënë e ardhshme dëshiron ta zhvillojë inteligjencën e fëmijës së vet, ajo mund ta fillojë këtë edhe gjatë periudhës së shtatzanisë.

Siç rekomandohet nga ekspertët, të ushqyerit e duhur dhe aktiviteti fizik janë ndër faktorët e rëndësishëm që fëmija ta ketë trurin të formuar dhe të zhvilluar në mënyrën më të mirë. Notimi është një sport që i përmirëson ndjenjat e nënës, liron kokëdhimbjen dhe e ndihmon sistemin nervor të fëmijës të zhvillohet në mënyrë të shëndoshë.

Gratë shtatzëna duhet ta praktikojnë jogan dhe ta heqin ankthin nga koka. Kjo e ndihmon foshnjën që të ketë lëvizje më të qeta dhe krijon lidhje më të ngushtë mes foshnjës dhe nënës.

Pas dy muajve të shtatzanisë, shtatzëna duhet t’i bëjë masazhë të lehtë barkut në mënyrë që të përmirësohet qarkullimi i gjakut përreth fetusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat