A është mirë të flini me qen?

Life style

A është mirë të flini me qen?

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 11:32
Foto ilustrim

Qentë janë ndër kafshët më të preferuara të njeriut, dhe lidhja mes pronarit dhe qenit mund të thellohet aq shumë sa që mund bëjnë edhe gjumin së bashku.

Sipas studimeve të fundit nëse një person fle me një qen në dhomën e gjumit, gjumi i tij nuk do të jetë edhe aq i shëndetshëm dhe efikas sikurse do të ndodhte po të flinte me një njeri.

Kjo pasi që qentë flenë dhe zgjohen kohë pas kohe, dhe se nuk e bëjnë gjumin 6 deri në 8 orësh pa u zgjuar fare.

Po ashtu, edhe për fëmijët studimet tregojnë se nuk është e shëndetshme aspak nëse flenë me një qenë.

E gjitha kjo lidhet me kualitetin e gjumit, asnjëri nga ne nuk mund të bëjë gjumë të rehatshëm nëse zgjohemi më shumë se një herë gjatë natës.

Kështu që qenët mund të jenë një pengesë nëse janë në dhomën e gjumit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat