A e dini për çka mendon qeni juaj?

Life style

A e dini për çka mendon qeni juaj?

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 08:22
Ilustrim

Të gjithëve na është e njohur që shikimi në të cilin në sytë e qenit shihet ndjenja e tij e fajit kur e grabit salsiçen nga tavolina, ose duket që ai është emocioni i vetëm të cilin e identifikojmë te miqtë tanë leshatakë.

Studimet kanë ardhur në përfundim që njerëzit mund të identifikojnë saktësisht gjithë spektrin e emocioneve te qentë, nga lëvizjet e buta deri te shprehja e fytyrës.

Njerëzit natyrisht janë të prirë që të vërejnë emocionet te kanakarët e tyre dhe mund të vërejnë drejt kur kanakarët e tyre janë të lumtur, të pikëlluar, të hidhëruar apo madje edhe të befasuar apo kur ndiejnë fajin, thonë ekspertët.

Të intervistuarve u janë treguar fotografi të ndryshe të të njëjtit qen dhe ata kanë mundur të detektojnë emocionin e saktë të cilin atë çast e ka treguar qeni.

Dr. Tina Bloom, psikologe, e cila e ka udhëhequr hulumtimin, thotë: “Nuk ka dyshim që njerëzit kanë fuqinë që të identifikojnë gjendjen emocionale të qenieve të tjera të gjalla dhe saktësisht t’i lexojnë. Kemi dëshmuar që njerëzit janë në gjendje saktësisht, nëse jo në mënyrë të përsosur, të identifikojnë së paku një shprehje fytyre të qenit”.

Edhe pse njerëzit thonë që janë të izoluar nga natyra, ky studim sugjeron që ekzistojnë skema të cilat na lidhin, ndërkaq njëra ndër to është komunikimi emocional.

Ky studim, i cili është publikuar në revistën “Proceset biheviorale”, ka shfrytëzuar fotografitë e qenit policor, ruajtësit të deleve të quajtur Mal, derisa ka përjetuar emocione të ndryshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat