Shoqërizimi i qenushëve

Life style

Shoqërizimi i qenushëve

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 16:01
Foto ilustrim

Është esenciale që këlyshi të përjetojë pamje, zhurma dhe sfida të ndryshme që nga një moshë shumë e hershme në mënyrë që kur të rritet të bëhen qen besnik dhe shumë i shoqërueshëm.

Shoqërimi me qenët dhe kafshët e tjera

Lëreni qenushin të përshëndetet me qenët e tjerë në rrugë. Nëse ai është pak i brengosur mos e shtyni me forcë por jepni inkurajim dhe jepni lëvdata kur takon qenë të tjerë.

Nëse ndonjë qenë tjetër hungëron tek ai, mos bëni panik, kjo është një mënyrë e mirë të mësohet kur është i tepërt për qenët e tjerë.

Lëreni qenushin të takojë qenë të tjerë që janë më të vogël dhe më të mëdhenj se ai, si dhe kafshë të tjera.

Shoqërimi me njerëz

Lërini të huajt të përshëndeten dhe ta ledhatojnë qenushin. Nëse ai është pak i brengosur bëni që të huajt t’i japin një trajtim para se ta ledhatojnë.

Mos shtyni qenushët të takojnë njerëz dhe mos i lejoni të huajt të mbajnë në dorë para se qenushi të ndjehet i lirë në fillim.

Sigurohuni se qenushi juaj ka rastin që të takoj të rritur dhe fëmijë, njerëz me veshje të ndryshme dhe njerëz me sjellje të ndryshme.

Ledhatimet

Çdo ditë, ledhatoni qenin tuaj nëpër krejt trupin. Mësojeni që ju do të kujdeseni për shputat e tij, do shihni në veshët e tij. Mësojeni të vesh mbajtëse dhe shëtitni me të nëpër kopsht dhe rreth shtëpisë.

Blini një brushë dhe krihni qenin tuaj për çdo ditë, kështu ai do të mësohet me përkujdesje.

Përvojat

Prezantoni qenin tuaj me përvoja dhe situata të reja që ai mund të jetë me vetëbesim dhe i lumtur kudo që e dërgoni.

Lejoni qenushin tuaj të dëgjojë zhurma brenda dhe jashtë shtëpisë duke përfshirë makinat e fshirjes, trafikun, aeroplanët, muzikën dhe fëmijët duke luajtur.

Dërgoni qenin tuaj në ambiente të ndryshme siç janë shtëpitë e panjohshme, parqet, dyqanet dhe lejoni të ndjejë gjëra të ndryshme siç janë rëra, beton, zall dhe bari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat