Tri ultrakombinime për ditët vjeshtore: Vitet tetëdhjetë janë kthyer!

Life style

Tri ultrakombinime për ditët vjeshtore: Vitet tetëdhjetë janë kthyer!

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 08:41
Ilustrim

E njohur me shijen e stërholluar të modës, kjo ikonë e stilit brenda disa ditësh ka prezantuar tri veshje të parezistueshme vjeshtore, të cilat inspirimin kryesor e kanë nga moda e viteve tetëdhjetë.

Në prezantimin e revysë së shtëpisë së modës “Valentino”, Miroslava Duma është shfaqur në veshje ngjyrë të hirtë të punuara nga xhaketa dhe fundi i hollë me prerje.

Fjala është për kompletin e shtëpisë së modës “Balenciaga”, i cili është i kombinuar me shkathtësi me çizme të shkurtra dhe shtojca mode në shenjë të syzeve të zeza të diellit dhe çantës me linja të sakta.

Fanellën me fyt, në kombinim me fundin e gjerë të gjatësisë mesatare, rusja e ka bërë komode me xhaketën e veshur të modelit të meshkujve dhe me çizme ngjyrë të errët të verdhë, ndërsa nga shtojcat e modës ka vendosur për dy çanta dore – çantën ngjyrë konjaku, në formë të fashikullit të vogël, dhe çanta ngjyrë bezhë.

Revynë e shtëpisë së modës “Mugler” e ka pasuruar me paraqitjen e saj e veshur me fund interesant lëkure të punuar me teknikën kolorbloking dhe e ka plotësuar me një palë çizme ngjyrë gështenje, xhemper të hollë ngjyrë të gjelbër ulliri dhe çantën e cila me stil është bazuar në zgjedhjen e fundit të parezistueshëm të lëkurës të viteve shtatëdhjetë. 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat