Truk për kaçurrela, ju nevojiten vetëm një shishe plastike dhe tharësja e flokëve

Life style

Truk për kaçurrela, ju nevojiten vetëm një shishe plastike dhe tharësja e flokëve

Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 17:28
Huda Kattan

Kemi paraqitur trukun i cili do t’ju kursejë para dhe do t’jua lehtësojë rregullimin e flokëve.

Shumë femra përdorin rekuizita goxha të shtrenjta për të bërë kaçurrela, mirëpo, ky truk është krejtësisht falas dhe jep rezultate të shkëlqyeshme.

Artistja e zbukurimit nga Dubai, Huda Kattan, ka zbuluar një teknikë të mençur për të cilën thotë që do të japë rezultate indentike me ato të cilat prodhohen me çmime të shtrenjta për kaçurrela të flokëve.

E gjitha që ju nevojitet janë një shishe plastike dhe tharësja më e zakonshme e flokëve, ndërkaq rezultatet mund të arrihen për vetëm 5 minuta.

Huda këshillon që ta pritni shishen në majë dhe edhe një vrimë në mes mjaft të gjerë që në të të mund të futet maja e tharëses.

Lajeni mirë shishen. Kur t’i bëni të gjitha gati, e gjitha që ju duhet ta bëni është që në shishe të futni tufën e flokëve dhe të filloni që me ndihmën e tharëses të fusni ajrin e ngrohtë në të.

Në këtë mënyrë do të krijoni vorbull të ajrit të ngrohtë i cili do t’i bëjë kaçurrel flokët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat