Horoskopi Ditor 12.11.2018

Life style

Horoskopi Ditor 12.11.2018

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 06:33
Foto ilustruse

DASHI
Venusi dhe disa planete te tjere do e mbrojne sot jeten tuaj ne cift, por disa te tjere mund te sjellin probleme. Nese lidhja juaj eshte e forte cdo gje do shkoje mire, nese jo beni kujdes! Beqaret do mundohen te kene sa me shume aventura sot, por nuk do marrin kenaqesine qe prisnin. Do merreni me shume me financat gjate kesaj dite dhe per pasoje ato do permiresohen goxha.

DEMI
Marredhenia juaj me partnerin do jete me e mire nese ju nuk tregoheni aq autoritare sa me pare. Para se te merrni cdo lloj vendimi merrni njehere mendimin e atij qe keni ne krah. Per beqaret, planetet kane pergatitur nje program te vecante, brenda te cilit gjendet edhe nje takim. Edhe per ju do jete dite shume e favorshme per financat. Perfitoni sa me shume te mundni!

BINJAKËT
Dita e sotme do jete e zymte per ciftet. Do keni zenka, grindje, mbase edhe ndonje ndarje te mundshme. Mundohuni qe per cdo dyshim qe keni te flisni me partnerin. Pasioni i beqareve do te rizgjohet sot fale nje takimi me nje person shume te vecante. Tashme askush nuk mund ta mohoje qe paraja na e ben jeten edhe me te bukur. Mundohuni ta menaxhoni me mire buxhetin.

GAFORRJA
Marsi, Planeti i gjallerise dhe deshirave do iu jape edhe me shume sharm. Lumturia dhe kenaqesia ne cift do jete e garantuar sot. Beqaret do e kene me te lehte te joshin dhe te gjejne dashurine e shumekerkuar. Bejini syte kater ne cdo moment. Mos iu besoni shume propozimeve financiare qe do iu behen sot sepse pa pritur dhe pa kujtuar mund te humbisni shume.

LUANI
Ju qe jeni ne cift do merreni edhe me shume me jeten sentimentale. Marsi do ua shtoje edhe me shume deshiren per te perjetuar momente te lumtura. Shmangni skenat e xhelozise te cilat mund te prishin gjithcka. Beqaret gjate kesaj dite do kene nje takim dritherues. Kujdes vetem me implusivitetin. Financat nuk do jene aspak te mira. Merrni masat e duhura para se te jete vone.

VIRGJËRESHA
Nese bashkejetoni me dike, nje menaxhim i keq i financave te perbashketa mund te sjelle probleme. Ata qe kane vetem nje lidhje do kene nje dite te qendrueshme. Per beqaret, Venusi do jete mjaft i favorshem dhe do iu krijoje te gjitha kushtet per te notuar qetesisht ne detin e dashurise. Largpamesia juaj do iu ndihmoje mjaft me financat. Ato do jene shume te mira sot.

ESHORJA
Xhelozia do i rrethoje gjate gjithe kohes ciftet dhe per kete duhet te tregoheni mjaft vigjilente. Ne fakt pak xhelozi i jep lezet nje lidhjeje por kur ajo teprohet mund te sjelle probleme. Beqaret kesaj here do te mbeshteten nga Venusi dhe Plutoni. Do keni te gjitha mundesite te formoni nje lidhje te bukur. Fale influences pozitive te planeteve do keni shume fat me financat. Perfitoni!

AKREPI
Saturni dhe Marsi do ua shtojne pasionin ne lidhjen tuaj. Te gjitha keto do e bejne marredhenien tuaj edhe me te bukur dhe te ngrohte. Ata qe kohet e fundit kane pasur probleme do i zgjidhin. Beqaret do influencohen nga Hena dhe nuk do kene fare deshire te dashurojne. Situata financiare do jete ne pergjithesi e mire, duke qene se ju do tregoheni mjaft te matur me shpenzimet.

SHIGJETARI
Jeta ne cift do jete pak e kontraktuar. Ne disa momente do duket se marredhenia juaj eshte e forte dhe mund te perballoje cdo gje, ndersa ne disa te tjera mund te lindin edhe probleme per gjara te kota. Beqaret do jene shume ta hapur dhe do futen lehte ne komunikim me te tjeret. Do i terhiqni vemendjen dikujt. Perspektivat financiare do jene te shkelqyera. Perfitoni nga kjo dite!

BRICJAPI
Dielli do ndikoje mjaft ne lidhjen tuaj dhe do e beje ate me harmonike se me pare. Partneri do iu perkedhele dhe do iu mbeshtese ne cdo gje. Thuajini edhe ju sa shume e doni! Nese zemra juaj eshte e lire, Dielli mund te zgjoje deshirat per aventura. Per disa mund te kete edhe takime. Neptuni do iu udheheqe ne planin financiar dhe do iu beje me te organizuar. Gjithcka do shkoje mire.

UJORI
Dita e sotme do jete shume e mire dhe e favorshme per te gjithe. Planetet do iu bejne shume joshes dhe sharmante. Lumturia do te vije me ne fund ne lidhjen tuaj. Edhe beqaret do kene fat me shumice. Lereni veten te lire dhe do e gjeni ate qe keni kohe qe e kerkoni. Sektori financiar do jete i stabilizuar. Gjithsesi mundohuni qe per cdo shpenzim qe do beni te merrni faturat e nevojshme.

PESHQIT
Do keni nevoje per qendrueshmeri ne cift. Kjo dite do jete shume favorshme per ju dhe ne asnje moment nuk do keni probleme. Do kujdeseni qe lidhja juaj te jete e forte dhe e qendrueshme. Dashuria per beqaret do jete shume e lehte per t’u arritur, mjafton qe ju ta deshironi me gjithe zemer. Do tregoheni mjaft te matur me shpenzimet sot dhe kjo do i permiresoje financat tuaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat