Fitnesi më i mirë për trup: Si t’i digjni 150 kalori për 8 minuta

Life style

Fitnesi më i mirë për trup: Si t’i digjni 150 kalori për 8 minuta

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 10:21
Ilustrim

Edhe pse tingëllon tepër mirë për të qenë e vërtetë – po, është e mundshme të digjen 150 kalori për vetëm 8 minuta!

Stërvitja kardio për vetëm 8 minuta do të ndihmojë që të liroheni nga ajo tepricë e atij dhjami përreth stomakut për shkak të qëndrimit ulur çdo ditë.

Keni ngrënë diçka që nuk keni guxuar dhe tani jeni penduar? Mos u brengosni, kaloritë e tepërta lehtë do t’i shpenzoni për vetëm tetë minuta stërvitjeje, mirëpo për ata tetë minuta duhet të jepni shumë nga vetja.

Instruktorja e fitnesit e kanalit “XHIT daily”, Rebecca Louise, do t’ju tregojë kardio-trajnimin e shkurtër por shumë efikas, gjatë të cilit për vetëm tetë minuta do të keni mundësi të digjni sasi të konsiderueshme të kalorive.

Ju tërheqim vërejtjen: Stërvitja nuk është aspak e lehtë, edhe pse është e shkurtër. Përbëhet nga një sërë ushtrimesh me intensitet të lartë midis të cilave nuk ka pauza, ndërkaq ekzekutimi i stërvitjes duhet të jetë në maksimum.

Duke pasur parasysh që me rastin e ushtrimit angazhoni tërë trupin, përpiquni që ta përballoni, ndërkaq të gjithave atyre që stërvitin me siguri do t’u shpaguhet! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat