Detajet që ju ndihmojnë ta dini nëse jeni lidhur me personin e duhur apo jo

Life style

Detajet që ju ndihmojnë ta dini nëse jeni lidhur me personin e duhur apo jo

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 16:01
Foto ilustrim

Marrëdhëniet duken nga jashtë gjithmonë të përsosura. Ajo që besojnë shumica është se nqs një çift ka dëshirë të qëndrohjë me njëri-tjetrin një fund i lumtur është i garantuar.

Por, kjo nuk është gjithmonë rasti në jetën reale. Sipas psikologëve, ka 4 shenja treguese për diçka nuk po funksionon si duhet në marrëdhënien tuaj. Ato janë:

1-Zënie të shumta: Shumë njerëz kanë tendencën të thonë se ku ka dashuri zëniet nuk janë të rëndësishme. Por nëse këto të fundit bëhen një ngjarje e përditshme, mund të jetë një shenjë për ju që të studioni seriozisht veten dhe partnerin tuaj.

2- Xhelozia nuk tregon dashuri: Shpesh dëgjojmë se sa më shumë xhelozi ekziston në një marrëdhënie, aq më e fortë është dashuria. Por, në realitet, kjo nuk është kështu. Xhelozia është shkatërruese dhe duhet mbajtur nën kontroll. Ka shumë gjëra në jetë që mund mos t’ju pëlqejnë, por nqs xhelozia është mënyra për ti shfaqur atom mund të jetë shkatërruese.

3-Indiferenca: Gjuha e trupit kurrë nuk gënjen. Kur ne jemi duke njohur një person fizikisht tërheqës, ne tregojmë të gjitha shenjat e pëlqimit ndaj tij, prekim flokët dhe skuqemi. Por shenjat nuk mund të qëndrojnë të njëjta gjatë gjithë kohës. Nqs shihni një largim, ky është një sinjal I indiferencës. Bëni kujdes.

4-Dyshimi- Është mirë të keni momente dyshimi në një marrëdhënie, të tregoni dobësi kohë pas kohe dhe të merrni pak nervoz kur mendoni për mundësinë e martesës me partnerin tuaj. Por, në një marrëdhënie të shëndetshme, koha gjithmonë ndihmon për të reduktuar dyshimet dhe frikën tuaj. Sa më gjatë të jeni së bashku, aq më pak hapësirë mbetet për ankth.

Nqs këto shenja nuk janë ende pjesë e marrëdhënies tuaj, atëhere jeni në rrugën e duhur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat