Si të vraponi? A duhet ta prekë së pari tokën shputa apo gishtat? - Bota Sot
Si të vraponi? A duhet ta prekë së pari tokën shputa apo gishtat?

Life style

Si të vraponi? A duhet ta prekë së pari tokën shputa apo gishtat?

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 17:29
Foto ilustrim

Vrapimi është mënyrë e përsosur për ta mbajtur trupin në formë, por shumica e njerëzve e kanë problem ta zhvillojnë shprehinë e vrapimit.

Sidoqoftë, a keni menduar ndonjëherë rreth mënyrës se si vraponi?

A mendoni se e keni në rregull stilin e vrapimit? Epo, ekzistojnë tri lloje të vrapuesve dhe janë të ndarë në bazë të asaj se si shkelin në tokë: vrapuesit që shkelin në tokë me gishta, me shputë dhe me tërë këmbën.

Rreth 80 për qind e njerëzve kur vrapojnë shkelin në tokë së pari me thembra, dhe 15 për qind e vrapuesve e shkelin tokën me tërë këmbën.

Sidoqoftë, në bazë të disa studimeve të fundit, thuhet se nuk ka ndonjë stil të veçantë të vrapimit dhe mund të vuani nga lëndimet e ndryshme pavarësisht mënyrës se si vraponi.

Mund t’i merrni shembull edhe garuesit e garave Olimpike, ku secili vrapues ka stil të ndryshëm të vrapimit. Ata fitojnë, humbin dhe vuajnë nga lëndimet pavarësisht stilit.

Pra, nuk ka rëndësi mënyra se si vraponi, por fakti se a vraponi!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test