Tregon tradhtinë e shefit, 36-vjeçarja përfundon…

Life style

Tregon tradhtinë e shefit, 36-vjeçarja përfundon…

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 23:22
Foto ilustrim

Një grua është dënuar me 6 muaj burg vetëm sepse ekspozoi tradhëtinë e shefit të saj. Baiq Nuril Maknun punonte si administratore e një shkolle në ishullin Lomkok në Indonezi. Ajo kundërshtoi sjelljen e vazhdueshme të drejtorit të shkollës.

Ndaj në vitin 2012, 36-vjeçarja regjistroi një bisedë me shefin, i cili zbuloi detaje nga marrëdhënia seksuale që kishte me një kolege. Më pas kolegët e tjerë e bindën që ta publikonte bisedën, çka i shkaktoi humbjen e vendit të punës dhe një denoncim.

Gjykata e Lartë shfuqizoi vendimin e Gjykatës së Lomkok, e cila e kishte liruar Baiq Nuril Maknun nga akuzat për thyerjen e ligjit elektronik të informacionit, duke përhapur materiale të pahijshme. Ndaj dhe e dënoi me 6 muaj burg dhe një gjobë prej 26,489 Paundësh. Prokuroria po e shqyrton këtë çështje, para se Maknun të nisë vuajtjen e dënimit.

Sistemi i drejtësisë në Indonezi është kritikuar prej kohësh për cilësinë e vendimeve, ndërsa vetë ligji elektronik i informacionit është i paqartë dhe mund të keqpërdoret.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat