“Rrjetë merimange” për ngritjen e të pasmeve

Life style

“Rrjetë merimange” për ngritjen e të pasmeve

Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 18:44
Marcela Iglesias iu nënshtrua një procedure të çuditshme për të stimuluar kolagjenin në të pasmet e saj

Një nënë e tre fëmijëve është aq e dëshpëruar për të pirë nga burimi i “rinisë së përjetshme” sa ka ndërmarrë 100 injeksione kolagjeni për të “sfiduar” moshën.

Marcela Iglesias iu nënshtrua një procedure të çuditshme për të stimuluar kolagjenin në të pasmet e saj, me qëllim forcimin e muskujve dhe butësinë e lëkurës. Nga frika se efektet e moshës do t’ia lenin të pasmet të varura, iu nënshtrua procedurës “rrjetë merimange për ngritjen e të pasmeve” dhe tha se nuk ishte aspak e dhimbshme.

Kjo procedurë kushton 3000 Dollarë dhe funksionon duke inkurajuar rinovimin qelizor dhe rinovimin e elasticitetit. Ajo u shpreh:“Dua të kujdesem për pamjen time që njerëzit të pyesin për moshën time, duke mos e besuar që kam një djalë 17-vjeçar”. Marcela Iglesias ka bërë shumë kërkime për të mësuar sesi ta mbajë lëkurën sa më rinore dhe ka hequr dorë nga shumë “vese” për t’ia arritur qëllimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat