Preferencat janë gjenetike - Bota Sot
Preferencat janë gjenetike

Life style

Preferencat janë gjenetike

Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 08:38
Foto ilustrim

Pasioni për kafen apo çajin është e shkruar në ADN. Pavarësisht se njeriu është i programuar që shijen e hidhur ta lidhë me një rrezik të mundshëm, janë disa gene që na bëjnë të modifikojmë atë dhe preferencat.

Në këtë konkluzion kanë mbërritur shkencëtarët australianë në studimin që e kanë publikuar në revistën Scientific Reports. Kërkuesit kanë analizuar 400 mijë gjenoma të ruajtura në një nga bankat më të mëdha gjenetike në botë.

Ata kanë zbuluar se prezenca e disa geneve specifike lidhet pikërisht me preferencën e kafes, ndërkohë që janë të tjera gene të cilat na bëjnë të preferojmë më tepër kafeinën dhe të jemi më tepër konsumues të çajit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test