Femrat janë më të lumtura kur ju vdes burri - Bota Sot
Femrat janë më të lumtura kur ju vdes burri

Life style

Femrat janë më të lumtura kur ju vdes burri

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 14:01
Ilustrim

Sipas anketimeve nga NHS, femrat janë kryesisht më pak të lumtura sesa meshkujt derisa ato t’i mbushin 85 vjet.

Sipas psikiatërve, ato mund të jenë më të lumtura pas asaj moshe për shkak se deri atëherë kanë mbetur të veja.

Anketimi me rreth 8,000 britanikë të rritur gjithashtu ka zbuluar se femrat janë më të prira se meshkujt të raportojnë për probleme të ndryshme shëndetësore përgjatë jetës së tyre.

Kjo mospërputhje ka qenë në veçanti në aspektin e shëndetit mendor, ku 28% e femrave 16-24 vjet raportojnë për probleme të shëndetit mendor krahasuar me 16% të meshkujve.

Megjithatë, vlen të ceket se këto shifra zvogëlohen në 18% me moshën, pasi që dy gjinitë raportojnë njësoj për probleme shëndetësore mes moshave 25 dhe 34 vjet.

Në kohën kur femrat ta kenë arritur moshën e mesme, lumturia e tyre duket se shuhet prapë, pasi që anketimi ka zbuluar se 24% e femrave kanë probleme me shëndet mendor mes moshës 45 dhe 54 vjet.

Sipas Kate Lovett, dekane në Kolegjin Mbretëror të Psikiatërve, femrat në përgjithësi mund të jenë më pak të lumtura sesa meshkujt për shkak se ndihen të penguara nga përgjegjësitë e mëdha. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test