Njerëzit më shumë e preferojnë shoqërinë e kafshëve sesa të miqve të ngushtë

Life style

Njerëzit më shumë e preferojnë shoqërinë e kafshëve sesa të miqve të ngushtë

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 15:40
Ilustrim

Më shumë se gjysma e pronarëve të kafshëve e kanë pranuar se më shumë e shijojnë shoqërinë e kafshëve të tyre sesa shoqërinë e miqve të ngushtë.

Të pyetur për lidhjen e tyre me kafshën që e posedojnë, 53% e 2,000 personave të anketuar kanë thënë se preferojnë më shumë të shpenzojnë kohë me kafshën shtëpiake sesa të shpenzojnë kohë duke u shoqëruar me një shok/shoqe.

Shumica e të anketuarve e shohin kafshën e tyre si influencë pozitive në mirëqenie.

Tre në pesë persona kanë thënë se kafsha iu ndihmon ta largojnë stresin pas një dite të vështirë, 57% raportojnë se ndihen më pak të vetmuar kur janë me kafshën dhe 70% thonë se kafsha është prezencë qetësuese në shtëpinë e tyre.

Ekspertët thonë se kafshët shtëpiake janë pjesë e rëndësishme e jetës sonë dhe se vërtetë na ndryshojnë ditën për të mirë.

Pra, edhe ky është një nga studimet e shumta që tregojnë se vërtet kafshët janë shokët më të mirë të njerëzve dhe vetëm sa na sjellin pozitivitet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat