Ja se si të mbani mend atë që keni ëndërruar

Life style

Ja se si të mbani mend atë që keni ëndërruar

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 21:12
Foto ilustrim

Ëndrrat për shkencëtarët janë ende nën mister. Shumë eksperimente janë kryer dhe shumë teori janë paraqitur, por shkencëtarët ende nuk e kuptojnë plotësisht se si dhe pse ne ëndërrojmë.

Gjë është e komplikuar mbetet edhe fakti se të gjithë njerëzit ëndërrojnë, por disa prej tyre përgjithësisht nuk mbajnë mend ato, transmeton KosovaPress.

Progresi në studimin e funksionimit të trurit të njeriut dhe studimet e fundit psikologjike kanë sjellë një hap më afër për të shpjeguar faktin se disa njerëz mund t’i kujtojnë ëndrrat, ndërsa të tjerët jo, shkruan Mental Floss. Ja çfarë ndikon nëse mbani mend ëndrrat në mëngjes:

Gjinia 

Në përgjithësi, femrat më shpesh mbajnë mend ëndrrat sesa meshkujt. Shkencëtarët nuk janë të sigurt për arsyen, por mendohet se ka të bëjë me dallimet biologjike ose hormonale ndërmjet gjinive. Femrat mund të jenë më të vetëdijshme për ëndrrat e tyre, pasi më shumë iu interesojnë ato se meshkujt.

Mosha 

Sa më të vjetër që jemi, e kemi më të vështirë të mbajmë mend ëndrrat. 

Aftësia për të kujtuar ëndrrat përmirësohet në fëmijëri dhe adoleshencën e mëvonshme, dhe në kulmin e të njëzetave. Pas kësaj, ajo në përgjithësi bie gradualisht, edhe pse ka përjashtime, si dhe në çdo gjë tjetër.

Personaliteti 

As ky nuk është një rregull i rreptë, por ka një lidhje të caktuar midis tipareve të caktuara të personalitetit dhe tendencës për të kujtuar ëndrrat. Njerëzit që janë të prirë të mendojnë se gjendja e tyre psikologjike ndryshon, më shpesh kujtojnë ëndrrat se ata që i afrohen jetës në mënyrë praktike. 

Koha e kaluar në gjumë

Koha e kaluar në gjumë është një nga faktorët më të rëndësishëm që përcakton nëse do të mbani mend ëndrrat apo jo. 

Njerëzit ëndërrojnë çdo 90 minuta gjatë ciklit të gjumit REM. Nëse ciklet REM bëhen më të gjata gjatë natës, kjo do të thotë se shumica e ëndrrave ndodhin para mëngjesit, në shumicën e rasteve pak para se të zgjoheni. 

Nëse flini katër orë, në vend të tetë, ju kini vetëm 20 për qind të kohës së zakonshme për ëndrrat. Për këtë arsye, njerëzit shpesh mbajnë mend ëndrrat gjatë fundjavës, pasi atëherë kanë kohë për të "kompensuar" gjumin që sakrifikojnë gjatë ditëve të javës, por nuk mund të mbajnë mend ëndrrat gjatë ditëve të punës.

Aktiviteti i trurit 

Falë metodave të reja të imazhit të trurit, shkencëtarët kanë një ide më të qartë se cilat pjesë të trurit janë të lidhura me ëndërrimin. Një pjesë e trurit që përpunon informacionin dhe emocionet është më aktive te njerëzit që kanë më shumë gjasa të kujtojnë ëndrrat, tregon një studim.

Një studim i ri nga viti 2017 tregoi se te njerëzit, të cilët mbajnë mend ëndrra, është regjistruar edhe rritje e aktivitetit në korteksin paraballor, i cili është përgjegjës për të menduarit abstrakt, kështu që ka kuptim të lidhet edhe me kujtesën e ëndrrave dhe ëndrrat lucide (ato për të cilat ne jemi të vetëdijshëm se jemi duke ëndërruar). 

Përgjigje ndaj stimujve të jashtëm Në mënyrë të ngjashme, te njerëzit që kanë më shumë gjasa për të kujtuar ëndrrat në gjendje të zgjuar, është regjistruar aktivitet më i lartë i trurit kur dëgjojnë që përmendet emri i tyre ndërsa ata janë të zgjuar. 

Një studim në vitin 2014 tregoi se njerëzit që shohin ëndrra kanë aktivitet  të rritur të trurit në rajonet që janë përgjegjëse për përgjigje ndaj tingullit. 

Çfarë mund të bëni për të kujtuar në mëngjes atë që keni ëndërruar? Është shumë e lehtë, para se të shtriheni, mendoni: "Sonte do të kujtoj gjithçka që kam ëndërruar".

Akti i të menduarit rreth ëndrrave para se të bini në gjumë mund të bëjë ndryshime. Kur të zgjoheni, merrni pak kohë dhe përpiquni të "thërrisni" ëndrrat. 

Nëse diçka është "kthyer" te ju, dhe mbani mend fragmentet, shkruani ato ose mendoni rreth tyre. 

Ëndrrat menjëherë pas zgjimit janë ende në kujtesën tonë afatshkurtër dhe është më lehtë t'i harroni.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat