A mundet akupunktura t’ju ndihmojë të mbetni shtatzënë?

Life style

A mundet akupunktura t’ju ndihmojë të mbetni shtatzënë?

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 14:30
Ilustrim

Akupunktura është procesi i futjes së gjilpërave të vogla në vende të caktuara të trupit për të inkurajuar shërimin natyral dhe për ta liruar chi-në e brendshme (energjinë e jetës).

Ndonëse disa njerëz mund të jenë të frikësuar nga ky proces, kjo mjekësi e lashtë kineze përdoret për shumë aspekte, madje edhe në çiftet që duan të mbesin shtatzënë.

Nëse e keni parë filmin ‘Sex and The City’, me siguri e mbani mend kur personazhi Charlotte ia jep një mundësi kësaj praktike pasi kishte dëgjuar për suksesin që ka te gratë që duan të mbesin shtatzënë.

Shumica e grave që kanë probleme me fertilitet pohojnë se akupunktura, bashkë me metodat tjera alternative lindore si joga e meditimi, u ndihmojnë t’ua rrisin shanset e ngjizjes.

Por, si funksionon kjo vërtet dhe a ka dëshmi suksesi?

Emma Cannon, eksperte e sterilitetit, thotë se faktikisht akupunktura i rritë shanset për të mbetur shtatzënë.

Akupunktura, sipas saj, funksionon në shumë mënyra: e përmirëson qarkullimin e gjakut në komblik, e stimulon pjesën e trurit që i kontrollon hormonet, pra e optimizon LH-në dhe hormonet tjera të sterilitetit.

Gjithashtu akupunktura është shumë ndihmëse te gratë që nuk ovulojnë sepse ndikon në rregullimin e hormoneve që ndërlidhen me ovulimin.

Nëse gjilpërat ju frikësojnë tej mase dhe keni frikë ta provoni, atëherë ka një metodë tjetër që mund ta përdorni – akupresurën, e cila është praktikë ku terapisti i përdorë gishtat për t’jua përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe për ta liruar tensionin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat