Flokë kaçurrela për 5 minuta, truku që ka kapluar Instagramin

Life style

Flokë kaçurrela për 5 minuta, truku që ka kapluar Instagramin

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 11:12
Pamje nga video

Nuk keni nevojë të harxhoni para dhe as kohë, pasi flokët kaçurrela nuk kanë qenë kurrë më të lehtë se kaq. Bëhet fjalë për një metodë që po përhapet me një shpejtësi të frikshme në vendet e Azisë së largët, një truk që po pushton Instagramin dhe jo vetëm. Nuk ju merr aspak kohë, vetëm një minutë, dhe rezultati është thjesht fantastik.

Qëllimi i këtij truku është të futësh flokët në një shishe uji dhe pas kësaj të përdorësh tharësen me ajër të nxehtë. Kjo u shkakton flokëve një lloj vorbulle, e cila krijon shumë shpejt kaçurrelat e shumëkërkuar. Merrni një shishe plastike të vogël dhe pritni me kujdes grykën e saj dhe bëni një të çarë tjetër. Fusni flokët brenda dhe fillo të luash me tharësen me nxehtësi të ulët. Ndoshta, në fillim do të të duket një mënyrë paksa e çuditshme, por sapo kupton që funksionon, nuk do ta harrosh asnjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat