Fitnesi i ikonës së Hollywoodit: Michael B. Jordan zbulon sekretin e suksesit

Life style

Fitnesi i ikonës së Hollywoodit: Michael B. Jordan zbulon sekretin e suksesit

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 12:30
Michael B. Jordan

I njohur për rolet në filmat hit “Creed”, “Spiuni”, “Black Panther” dhe tani “Creed II”, Michael B. Jordan përfundimisht është yll në ngritje.

Pos aftësive të aktrimit, Jordan është i njohur edhe për kondicionin e pabesueshëm dhe muskujt e skalitur.

Pyetja e cila u intereson të gjithëve është – çfarë fshihet pas atyre muskujve, si të “vidhet” një pjesë e formës së përsosur të Jordanit dhe çfarë taktike ka përdorur për të arritur atë?

Po ju prezantojmë disa nga sekretet më të njohura të këtij aktori të famshëm:

1. Zbuloni “përse”

Për disa njerëz palestra thjesht nuk mjafton. Jordan lidhshmërinë më të madhe e ka gjetur në pjesën më të thjeshtë të pajisjes – në thesin e boksit.

“Kjo për mua është natyrë tjetër – goditja në thes apo në trupin e njeriut”, shpjegon aktori.

“Kur jepni goditje të pastër, thjesht e hetoni. Rrjedh dhe ju lidh me objektin. Kërkimi për ato goditje perfekt është kul”.

2. Koha për relaksim

“Është me rëndësi që të shfrytëzoni mirë pushimin nga ushtrimet, madje kjo është diçka që rrjedhën vetë dhe pothuajse e kam zbuluar”.

Jordan shpesh mediton apo luan basket në mënyrë që të nxjerrë tepricën e stresit.

3. Shpejtoni deri në maksimum

“Kur kam qenë i ri kam vendosur do t’i sakrifikoj shumë gjëra. Nuk dal vazhdimisht me shoqëri, nuk shkoj shpesh në ndeja – por përpiqem të zhvillohem, të avancoj dhe të punoj në veten time”.

Suksesi i Jordanit në aktrim është përshkuar me djersitje dhe me punë të rëndë, si edhe me sakrifica të mëdha, qoftë kur është fjala për pijet me kolegët për shkak të shkuarjes në palestër apo zgjimi në katër të mëngjesit për shkak të xhirimeve.

Vendosni vetes qëllimin – le të jetë ai gjysmëmaratonë apo ndonjë rekord personal në gjashtë muajt e ardhshëm, dhe atëherë punoni në atë drejtim, duke bërë orarin e obligimeve dhe të ngjarjeve sociale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat