Kanabisi jua shton dëshirën për seks – në fakt, ju bën edhe ta shijoni më shumë

Life style

Kanabisi jua shton dëshirën për seks – në fakt, ju bën edhe ta shijoni më shumë

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 16:50
Foto ilustrim

Një nga stereotipet më të zakonshme është se tymosja e kanabisit ju bën dembel.

Një person që tymos kanabis shpeshherë portretizohet si dikush që qëndron ulur tërë ditën në divan ndërsa han ushqime të pashëndetshme dhe përton të bëjë ndonjë aktivitet – qoftë edhe nëse është fjala për seks.

Por, hulumtimet shkencore e kanë kundërshtuar shumë këtë klishe.

Sipas një studimi të publikuar në revistën ‘Journal of Sexual Medicine’, përdorimi i kanabisit ndërlidhet me një rritje të shpeshtësisë së seksit.

Me fjalë të tjera, personat që tymosin kanabis janë më të prirë të bëjnë seks më shpesh sesa ata që nuk tymosin.

Pasi i kishin analizuar të dhënat e më shumë se 28,000 femrave dhe 22,000 meshkujve, rezultatet kishin treguar se në kanë ndonjë bazë ideja se kanabisi e redukton epshin seksual, e madje nuk ka as ndonjë lidhje mes tymosjes së kanabisit dhe ndonjë çrregullimi në funksionin seksual.

Një tjetër studim, i cili ishte publikuar vitin e kaluar, kishte zbuluar se 68% e femrave që përdorin kanabis para seksit kishin raportuar për më shumë kënaqësi gjatë aktit.

Përndryshe, statistikat thonë se 238 milionë njerëz anë e mbanë botës përdorin kanabis, ndërsa kjo drogë është tashmë e legalizuar në 9 shtete të SHBA-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat